• |
ide | kryesore

Dafina Zeqiri kundër këngëtarit amerikan, ‘Eshtë një monstër’

Paparazzi, Slider



Dafina Zeqiri duket se në “scroll”´-in e përditshëm në Instagram është ndeshur me profilin e artistit amerikan, R.Kelly dhe ka parë diçka që nuk i pëlqen. Këngëtari i RNB ka 1.3 milionë ndjekës në këtë rrjet social, gjë e ka shtyrë Dafin të reagojë nëpërmjet këtyre fjalëve: “Nuk mund ta besoj që ky monstër ndiqet nga 1.3 milionë veta. Si mund ta ndiqni këtë ndyrësirë”. Më pas ajo shton: “Shpresoj të kesh një vuajtje të ngadaltë në burg…Ti dhe të gjithë “burrat” e llojit tënd”.

Për ju që nuk e dini, R.Kelly që pas viteve 2000 nuk njihet më si këngëtari i suksesshëm i tregut muzikor amerikan dhe me hite të shumta, por si artisti mbi të cilin ndër vite kanë rënduar akuza të njëpasnjëshme, që nga sjellja e papërshtatshme, deri tek përdhunimi dhe pedofilia. Edhe pse i ka mohuar këto akuza, në momentin që flasim ai ndodhet në burg, ndërkohë që gjykohet për 18 akuza federale, njëra më e rëndë se tjetra.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *