• |
ide | kryesore

Denoncimi i frikshëm i Ramirez: “Shumë klube kanë fshehur të infektuarit nga Koronavirus”

Sport



Në kohën kur Serie A po përpiqet të kuptojë nëse mund të jetë në gjendje të përfundojë sezonin, nga Sampdoria, ose më saktë Gaston Ramirez, vijnë akuza të rënda për botën e futbollit e për mënyrën se si disa shoqëri administruan emergjencën koronavirus: “Samp nuk ka mbajtur fshehur asgjë, ndërsa shumë skuadra të tjera po e nuk e kuptoj – ka thënë lojtari uruguajan për Secolo XIX – Është mungesë respekti drejt kujt ka qenë transparent e drejt atyre personave që janë futur në kontakt me të infektuarit. Të zbulosh se ke virusin nuk është një njollë në dosjen penale, është cështje shëndeti, etike. Dikush mendon seriozisht se në Serie A vetëm Sampdoria ka patur 5, 6, 7 të infektuar?”.

Ish-lojtari i Bolonjës ka duartrokitur sjelljen e klubit të tij (“Kemi përballuar emergjencën tonë me qetësi, duke folur shpesh me shokët tanë të sëmurë, që na kanë qetësuar gjithnjë për gjendjen e tyre”), ndërsa në lidhje me shkurtimin e pagave uruguajani ka deklaruar: “Paratë në këtë moment shërbejnë vetëm për një gjë, të ndihmojmë mjekët, infermierët e kërkimet shkencorei. Ti shkurtojmë për këtë qëllim”.

“Dëgjoj që flasin shumë për të drejtat TV, shkurtime pagash, fitime të munguara – ka shtuar ai – sikur futbolli është i vetmi që po humbet para. Aktivitetet komerciale jo, ata që po humbin apo e kanë humbur punën? Futbolli rrezikon të japë një imazh të gabuar për veten, prej ‘bote ndryshe'” përfundoi uruguajani.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *