• |
ide | kryesore

Dhjetë gënjeshtrat më flagrante të Trump për koronavirusin

-Instant, Kryesore, Lajme

Donald Trump ka një reputacion të njohur si gënjeshtar, me më shumë se 16,000 gënjeshtra në tre vjet në detyrë, sipas llogarive të mediave. Përballë epidemisë së koronavirusit, ai kaloi javë të tëra duke minimizuar rrezikun e epidemisë në vend që të përgatiste vendin e tij për tu përballur me të.

Dëmi i shkaktuar prej gënjeshtratve të tij për koronavirusin ka efekte të prekshme. Në disa raste, ato mund të kenë kontribuar drejtpërdrejt në vdekjen e qytetarëve.


Këtu janë dhjetë nga deklaratat më të dëmshme të Donald Trump të rendituara nga Huffington Post amerikan dhe që Lapsi.al i ka përkthyer.

1. “Të gjithë ata që janë për testim, po testohen”

“Shtetet e Bashkuara kanë bërë shumë më tepër “testime” se çdo vend tjetër deri tani! Për më tepër, në tetë ditë, ne bëmë më shumë teste sesa Koreja e Jugut në tetë javë”.

Donald Trump në mënyrë të vazhdueshme, dhe pa masë, ka mbivlerësuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të provuar njerëzit që shfaqin simptoma koronavirusi. “Të gjithë ata që duhet të testohen janë testuar,” tha ai më 6 mars.

Dy ditë më vonë, Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) kishte kryer vetëm 1.700 teste. Mungesa vazhdon edhe sot.

Pse kjo përbën problem?

Eshtë e pamundur të luftoni virusin nëse nuk jeni në gjendje të zbuloni njerzit e infektuar me të. pa pasur këto të dhëna ju nuk e dini se ku po përhapet dhe sa shpejt, dhe sipasoje sistemi shëndetësor nuk mund të mobilizoje burimet e pakta që ka, siç janë respiratorët dhe pajisjet mbrojtëse.

Të pretendosh se mungesa e kiteve të testimit nuk është problem i vë të gjithë në rrezik.

 

2. “Pas disa ditësh [numri i atyre që rezultojne pozitivë] do të jetë pothuajse zero”

Pasi mohoi kategorikisht një problem për të cilin ai pretendoi se do të zgjidhej “mrekullisht”, Trump gradualisht njohu rëndësinë e situatës, por vazhdoi të minimizonte kërcënimin e paraqitur nga koronavirus.

“Pesëmbëdhjetë njerëz janë [testuar pozitivisht]. Pas disa ditësh, ai numër përsëri do të jetë pothuajse zero, ”tha ai më 26 shkurt. “Ne vërtet bëmë një punë të mirë.”

Pse kjo përbën problem?

Të thoje të vërtetën për kërcënimin e një pandemie, presupozonte që të vendosje theksin në rëndësinë e masave të izolimit distancimit shoqëror dhe të kontrollit. Sjellja e papërgjegjshme e Trump solli neglizhencë për këto masa që ekspertët besojnë se janë thelbësorë për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit.

3. “Ky është  reng i ri i tyre”
Në një miting në Karolinën e Jugut më 28 shkurt, Presidenti akuzoi demokratët se përdorin reagimin e tij të dobët ndaj koronavirusit (të cilin ai e quajti “punë të shkëlqyeshme”) për përfitime politike.

“Kjo është shaka e tyre e re,” tha ai. “Ne kemi 15 [njerëz të testuar pozitivisht për koronavirus] në këtë vend gjigant, dhe kjo sepse ne u kapëm shumë herët, shumë herët. Mund të kishim shumë më tepër. ”

Pse kjo përbën problem?

Në të njëjtën ditë Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) i kërkoi vendit të ndërmarrë “masa agresive” për të “parandaluar transmetimin masiv të virusit”. Presidenti mjegulloi mesazhin me një megafon shumë më të fuqishëm.

Trajtimi politik i çështjes nga Donald Trump ka të ngjarë ti ketë yshtur shumë prej mbështetësve të tij ta injorojnë virusin si një problem serioz të shëndetit publik dhe të refuzojnë të ndërmarrin hapa për të parandaluar përhapjen e tij.

4. Ai shtiret sikur e ka harruar largimin nga puna të specialistëve infektologë

Në vitin 2018, Donald Trump shkriu njësinë e kontrollit pandemik të Këshillit të Sigurimit të Shteteve të Bashkuara, por ai sot deklaron se nuk i kujtohet ky detaj.

I pyetur disa ditë më parë në lidhje me këtë vendim prej gazetarit të PBS, Yamiche Alcindor, ai tha se ai “nuk dinte asgjë”, kundërsulmoi se kjo ishte një “pyetje kurth”. Por ka edhe më keq: në korrik 2019, qeveria ndërpreu kontratën e një punonjësi të Shëndetit Publik të Sh.B.A me qendër në Pekin, roli i të cilit ishte të ndihmonte në zbulimin e shpërthimeve të epidemive në Kinë.

Pse kjo përbën problem?

Njësia e kontrollit pandemik sigurisht që do të kishte qenë shumë e dobishme në trajtimin e koronavirusit.

“Ky shërbim do të kishte qenë shumë i dobishëm,” tha Kongresmeni Dr Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Kontrollin e Sëmundjeve Infektive.

Zgjedhja e Donald Trump për të shkrirë këtë njësi, dhe më pas mohimi se ai kishte gisht në këtë akt tregojnë se jo vetëm ai nuk ishte i përgatitur për një pandemi, por e kishte nënvleftësuar rrezikun e saj me gjithë këmbënguljen e ekspertëve se ajo mund të ndodhte.

5. “Ishte krejtësisht e paparashikueshme”

Më 25 Mars, Donald Trump tha se pandemia është një problem krejtësisht i papritur për të cilin askush nuk ishte i përgatitur. Ai e bëri këtë lloj deklarate në shumë raste.

Pse kjo përbën problem?

Shumë specialistë e kishin parashikuar këtë situatë. “Problemi është se ai përdor këtë manipulim për të justifikuar, në një farë mase, paaftësinë e qeverisë, atë që kabineti i tij bëri (ose, përkundrazi, nuk e bëri) për t’u përgatitur për një situatë që ne e dinim se ishte në prag”, tha Dr. Irëin Redlener, drejtor i Qendrës Kombëtare për Uljen e Fatkeqësive, në një intervistë me MSNBC, të enjten.

“Presidenti nuk është përgjegjës për zhvillimin e virusit”, tha specialisti. Por reagimi i tij ndaj pandemisë dhe pohimi se ishte e pamundur të parashikohej kur virusi tashmë po shkatërronte Italinë, e çoi vendin në drejtim të gabuar për shkak të dezinformatave, jashtëzakonisht të dëmshme”. dans le but inciter les Américains à retourner travailler bien plus tôt que les spécialistes ne le jugent raisonnable.

6. Krahasimi COVID-19 me gripin
“Vitin e kaluar, 37,000 amerikanë vdiqën nga gripi,” shkroi në tëitter Donald Trump të hënën. “Mesatarisht, ka midis 27,000 dhe 70,000 raste në vit. Asgjë nuk mbyllet, jeta dhe ekonomia vazhdojnë. Në këtë kohë, ka 546 raste të konfirmuara të koronavirusit, dhe 22 vdekje”.

Presidenti ka provuar në mënyrë të përsëritur të minimizojë ashpërsinë e COVID-19 dhe të devijojë kritikat duke krahasuar virusin me një sëmundje të njohur për të gjithë.

Pse kjo përbën problem?

Për të filluar, kjo është e gabuar. Sipas Dr. Fauci, COVID-19 “ka një shkallë vdekshmërie dhjetë herë më të lartë se ajo e gripit sezonal”. Akoma më keq, Donald Trump e përdor këtë argument të gabuar në një përpjekje për të detyruar amerikanët të kthehen në punë shumë më shpejt nga sa e sugjerojnë specialistët.

7. Ne jemi “shumë afër” gjetjes së një vaksine

Presidenti e mbivlerësoi shpejtësinë e e bërjes gati të vaksinës, duke i thënë audiencës se ajo mund të jetë e gatshme brenda “dy muajve”. Ai ka përsëritur se shkencëtarët janë “shumë afër” në konferencën e tij të parë për shtyp mbi këtë temë.

Pse kjo përbën problem?

Deklarata e tij e 2 Marsit u korrigjua menjëherë nga Dr Fauci: “Më lejoni të sqaroj disa informata […]”, tha ai, duke shtuar se një vaksinë mund të ishte gati “sa më shpejt të jetë e mundur por jo para në një vit, një vit e gjysmë, pavarësisht nga shpejtësia me të cilën ne punojmë ”. Specialisti pretendon se i’a ka thënë edhe presidentit këtë gjë para konferencës për shtyp.

Edhe një herë, Donald Trump injoroi faktet dhe parashtroi një pamje më optimiste, por të rreme të gjërave për të minimizuar peshën e situatës, e cila mund të ketë inkurajuar disa njerëz të adoptojnë sjellje që mund të përhapin sëmundjen. Në vend që të siguronte transparencën, presidenti mjegulloi mesazhin dhe shkaktoi konfuzion.

8. Shpallja e një ilaçi të paprovuar, si shërim për koronavirus
Në një takim informativ javën e kaluar, ai vazhdimisht vlerësoi meritat e një ilaçi antimalarik, klorokuin, duke thënë se ishte një trajtim i mundshëm për koronavirusin, madje duke shkuar deri aty sa për të sugjeruar që Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) duhet ta aprovojë atë si një ilaç për COVID-19.

“Rezultatet paraprake janë shumë inkurajuese. Shumë, shumë inkurajuese. Dhe ne do të jemi në gjendje ta përdorim këtë ilaç pothuajse menjëherë. Këtu FDA ka bërë një punë të jashtëzakonshme. Ata e miratuan të tërë procesin; u miratua. Dhe ata bënë. Kjo kërkonte muaj, por ilaçi do të jepet menjëherë me recetë, ose [sipas rregullave në fuqi] në secilin shtet”, trumbetoi ai.

Pse kjo përbën problem?

FDA lajmëroi menjëherë pas konferencës së presidentit se nuk e ka aprovuar përdorimin e klorokinës si një trajtim për COVID-19. Ekspertët tregojnë se ky ilaç mund të jetë fatal nëse keqpërdoret dhe se nuk ka asnjë provë shkencore të efektivitetit të tij kundër COVID-19.

Pavarësisht kësaj, deklarata e Donald Trump nxiti etjen për këtë medikament në të gjithë botën, përfshirë edhe në Shtetet e Bashkuara, ku mjekët të paskrupullt filluan të lëshojnë receta për marrjen e tij në farmaci.

Në Arizona, një çift u shtrua në spital në gjendje kritike pasi dëgjoi Presidentin të ngrejë lart meritat e të ashtuquajturës kurë mrekullien. Ata pinë një pastrues të akuariumit që përmbante chloroquine, duke besuar se kjo do t’i parandalonte ata nga kontraktimi i sëmundjes.

9. “Ilaçi nuk duhet të jetë më i keq se sëmundja”

Donald Trump ka vijuar të përsërisë versione të ndryshme të kësaj fjalie gjatë gjithë javës, duke pretenduar se ndikimi i COVID-19 në ekonomi ishte më i keq se vetë sëmundja, dhe se pikërisht për këtë Amerikanët duhet të ndalojnë së aplikuari distancimin shoqëror dhe ti kthehen punës deri për Pashkë.

Pse kjo përbën problem?

dëmet ekonomike të lidhura me mbylljen e shumicës së kompanive për shkak të kufizimeve nga koronavirusi janë të pamohueshme. Por përfundimi i masave të distancimit social shumë herët vetëm do të zgjasë krizën, mund ta çojë në kolaps sistemin shëndetësor (duke rritur numrin e vdekjeve) dhe do ta bëjë koronavirusin më të vështirë për tu kontrolluar në planin afatgjatë, gjë që rrezikon shkaktojnë edhe më shumë dëme ekonomike.

10. “Unë nuk jam aspak përgjegjës”

Në një konferencë për shtyp në 13 Mars, Donald Trump shpalli një gjendje të jashtëzakonshme. I pyetur në lidhje me vonesat e përsëritura në prodhimin kiteve të testeve për koronavirusin, ai lau plotësisht duart nga kjo fiasko.
“Unë nuk jam aspak përgjegjës,” u tha ai gazetarëve.

Pse kjo përbën problem?

Megjithëse ai mburret se kishte pasur largpamësinë për të mbyllur [vendin] nga shkëmbimet me Kinën ”, ai nuk mori masa më të rrepta që mund të kishin ngadalësuar përhapjen e koronavirusit në Shtetet e Bashkuara duke shpëtuar potencialisht mijëra jetë. U desh një kohë shumë e gjatë që qeveria të reagonte, pavarësisht paralajmërimeve të ekspertëve dhe agjencive të inteligjencës amerikane, të cilët e paralajmëruan atë, që në shkurt, se koronavirusi mund të përfaqësonte një rrezik global, sipas ëashington Post.

Vlerësimi i tij, tepër optimist, për parezikshmërinë e kësaj pandemie në Shtetet e Bashkuara, mund të jetë ndikuar nga deklaratat siguruese të presidentit kinez Xi Jinping, të cilin Trump shpesh e ka vlerësuar për menaxhimin e situatës në Kinë. Kur ky gabim në gjykim u duk sheshit, ai nga halli zgjodhi një argument racist dhe filloi ta quante koronavirusin “virus kinez”. Këtë javë, pas një revolte të qytetarëve amerikanë me prejardhje aziatike Presidenti njoftoi se ndalojë së përdoruri këtë shprehje.

Huff Post, USA/Përgatiti ©Lapsi.al

20 Comments

    1. Si nuk i beri gje fare rames ky, qe ai e ofendoi. Po ky ishte dhe armiku i betuar i sorrisit. Tani qe nuk doli ashtu si e prisnin ca idioter, qe kishin shpresa se ky do ta hiqte ramen. Tani e shajn, shajeni se e bleu rama dhe kete. Ja dhe lapsi i pari e kuptoj dhe e ktheu pllaken. Lapsi qe e ngrinte ne piedestal deri para pak muajsh. Tani ky nuk ben. Politik idoteske shqiptare.

    2. Duke mosdashur qe shperndahem shume beni nje search, rreth NIH Instituti Kombetar per Shendetin ne USA dhe do te gjeni gjurmet e kerkimeve per koronen (CV19) qe ne 1998.
      CV19, eshte arme biologjike sepse ploteson keto kushte qe duhet te kene armeviruset; 1-te jene te lira (perhapesi i virusit kushton rreth 10$), 2-virusarma duhet qe te perhapet me shpejtesi sa me te madhe, 3-demet (vdekjet, kontaminimet, te semuret) te jene maksimale ne nje kohe sa me te shkurter, 4-virusarma te jete e pademshme per perhapsin, perdoruesin e saj si arme (mjaftojne disa masa higjene elementare nga personat e ngarkuar me infektimin e popullatave, qe ata te mbrohen nga virusi qe shperndajne), 5-virusi te jete “i paster”, CV19, eshte virus “i paster”, i infektuari pasi nderon jete eshte i parrezikshem sepse virusi zhduket, pa nderpritet zinxhiri i transmetimi (nese ne vend te CV19, te ishte perdorur p.sh. kolera, tifoja, murtaja, ebola, arme biologjike te perdorura mepare, i infektuari edhe pasi te nderonte jete, ishte burim i perhapjes se semundjes, prandaj duhej djegur ne gelqere apo groposur me arkivole speciale plumbi sepse virusi do te vazhdonte te infektonte gjallesat e tjera dhe vet token), 6- CV19 eshte virus i rende aerosol qe transmetohet vetem nga kontakti njeri-njeri, deri ne 1,5-2m distance, dhe sterkalat me CV19, duhet qe te bien ne zonen e gojes, hundes, syve (kjo e ben kete virus te pademshem per porositesit e tij, si p.sh. bill gates&co sepse ata jane futur tashme neper bunkere, te izoluar nga masat e infektuara), 7- CV19 eshte virus shume i dobet, virusi nuk mbijeton vetem se ne trupin e njeriut, gjithe faza e zhvillimit te tij, zgjate vetem 14 dite. 8- CV19, eshte i manipuluar genetikisht, ndaj e quajne “virus inteligjent”, duket sikur i perzgjedh viktimat e tij!
      Cdo perpjekje e deri tanishme po tregon se CV19, po trajtohet si virus
      prej mjekeve dhe virologeve ne bote, problemi qendron se ata nuk jane te afte per te kuptuar se; CV19 eshte arme biologjike.
      P.s. Kur nje kriminel kapet “me presh ne dore”, 1- ai fillimisht mohon cdo lidhje me krimin, duke ia hedhur fajin gjithkujt, deri tek lakuriqet e verber te nates, 2- mundohet qe ta bej sa me qesharake dhe te pabesueshme te verteten, duke pretenduar se jane teori konspirative, lajme te rreme, 3- mundohen qe te bejne te tjeret bashkepuntore, si ne rastin me kinezet. Ky sqarim, thjesht per ata qe shkojne pas berihait sepse per ata qe paguhen per dezinformim, nuk kam koment.

  1. Demokratet kane bere gjithe kohes politike me kete ceshtje. Kur Trump bllokoi levizjen me Kinen, Biden dhe te tjeret e quajten racist( Pse nuk e permend Huff-i kete?). Demokratet duke ndjek axhende e tyre sikur asgje te mos kishte ndodhur, perfshine ne ligjin e lehtesimit ekonomik per koronen miliona per artin, klimen, tarifat e studenteve ,miliona qe u hoqen nga fondet e ndihmes shteterore( Pse nuk e permend Huff-i kete?). Trump filloi ta quaje virusi kinez pasi Kina filloi te perhape mashtrime sikur e kishte sjelle ushtria amerikane (Pse nuk e permend Huff-i kete?) Obama e shpalli gjendjen e jashtezakonshme pasi kishin vdekur mijera nga H1NI (Pse nuk e permend Huff-i kete?). New York dhe vendet e drejtuara nga demokratet po rezultojne me te papergatiturat per kete situate( Pse nuk e permend Huff-i kete?). Huff-i nuk i permend te gjitha keto dhe shume te tjera, sepse eshte nje gazete qe funksionon si industri mashtrimi, ngushellimi dhe propagande te shfrenuar anti-Trump per te ushqyer histerizmin “progresiv” te adoleshenteve te vone qe ka per lexues. As Conte ne Itali dhe as nje prej drejtuesve neper vendet e prekura rende nuk eshte bere viktime e ketyre sulmeve kaq patologjike, per me teper nga media qe deri ditet e fundi i kishin varur karin korones nga frika se mos ofendoheshin kinezet.

  2. O ti neri o rrot kari. Trampi osht si puna atij qenit bulldog qe e terheq i zoti per litari. ca ti thote i zoti ate do thote trapi

  3. Oh a keq po i vjen Trampit nga Shkullaku?
    Fusni koken brenda se te jete per presidente dhe k/ministra jeni te mbaruar.
    Lerini pordhet se djalli po dhjet dhe po e hame te gjithe.Apo jo Bushat?

  4. Duke mosdashur qe shperndahem shume beni nje search rreth NIH Instituti Kombetar per Shendetin ne USA dhe do te gjeni gjurmet e kerkimeve per koronen (CV19) qe ne 1998.
    CV19, eshte arme biologjike sepse ploteson keto kushte qe duhet te kene armeviruset; 1-te jene te lira (perhapesi i virusit kushton rreth 10$), 2-virusarma duhet qe te perhapet me shpejtesi sa me te madhe, 3-demet (vdekjet, kontaminimet, te semuret) te jene maksimale ne nje kohe sa me te shkurter, 4-virusarma te jete e pademshme per perhapsin, perdoruesin e saj si arme (mjaftojne disa masa higjene elementare nga personat e ngarkuar me infektimin e popullatave, qe ata te mbrohen nga virusi qe shperndajne), 5-virusi te jete “i paster”, CV19, eshte virus “i paster”, i infektuari pasi nderon jete eshte i parrezikshem sepse virusi zhduket, pa nderpritet zinxhiri i transmetimi (nese ne vend te CV19, te ishte perdorur p.sh. kolera, tifoja, murtaja, ebola, arme biologjike te perdorura mepare, i infektuari edhe pasi te nderonte jete, ishte burim i perhapjes se semundjes, prandaj duhej djegur ne gelqere apo groposur me arkivole speciale plumbi sepse virusi do te vazhdonte te infektonte gjallesat e tjera dhe vet token), 6- CV19 eshte virus i rende aerosol qe transmetohet vetem nga kontakti njeri-njeri, deri ne 1,5-2m distance, dhe sterkalat me CV19, duhet qe te bien ne zonen e gojes, hundes, syve (kjo e ben kete virus te pademshem per porositesit e tij, si p.sh. bill gates&co sepse ata jane futur tashme neper bunkere, te izoluar nga masat e infektuara), 7- CV19 eshte virus shume i dobet, virusi nuk mbijeton vetem se ne trupin e njeriut, gjithe faza e zhvillimit te tij, zgjate vetem 14 dite. 8- CV19, eshte i manipuluar genetikisht, ndaj e quajne “virus inteligjent”, duket sikur i perzgjedh viktimat e tij!
    Cdo perpjekje e deri tanishme po tregon se CV19, po trajtohet si virus
    prej mjekeve dhe virologeve ne bote, problemi qendron se ata nuk jane te afte per te kuptuar se; CV19 eshte arme biologjike.
    P.s. Kur nje kriminel kapet “me presh ne dore”, 1- ai fillimisht mohon cdo lidhje me krimin, duke ia hedhur fajin gjithkujt, deri tek lakuriqet e verber te nates, 2- mundohet qe ta bej sa me qesharake dhe te pabesueshme te verteten, duke pretenduar se jane teori konspirative, lajme te rreme, 3- mundohen qe te bejne te tjeret bashkepuntore, si ne rastin me kinezet. Ky sqarim, thjesht per ata qe shkojne pas berihait sepse per ata qe paguhen per dezinformim, nuk kam koment.

  5. Per morrin e mire me shoke shume! Une historite me gogole qe i sheh vetem ai qe i tregon i kam lene qe 3 vjec o shoku se nuk bejne mire per trurin. Ne fakt duken pasojat tek ti apo ju qe me shume mundesi do besonit dhe tek babagjyshi po te kishte njeri interes t’ja u mbushte mendjen qe eshte i vertete. Nuk merrem me ju se jeni zhaner ne vete qe do ishte mire t’ju lexojne vetem ata qe mund edhe t’ju kurojne, nese eshte akoma e mundur.

  6. Tramp presidenti me i dobet i te gjitha koherave ne Sh B A . Cdo udheqes qeverie ne qoftese merret me mediat Duke denigruar e perbuzur eshte diktatoruc e ne rastin konkret Tramp ka shkateruar karieren e vet politike . Shyqyr zotit qe nuk ishte presidente ne kohen Bushit, ne kohen e Klintonit kur Kosova fitoje pavaresin se per ndryshe Kosova do ishte pushtuar nga serbet e kosovaret do ngeleshin rrugeve

    1. Ishte Trump dhe jo Obama ai qe bombardoi me raketa regjimin e Asad pasi mbyti femijet me gaz. Ky eshte fiks ekuivalenti i masakres se Recakut. Edhe nje here, ishte Trump dhe jo Obame humanisti ai qe e beri, dhe prej prillit 2018 nuk ke pas mbytje me gaz. Obama bente poezi me vija te kuqe nderkohe qe femijet mbyteshin me gaz.

  7. Në fakt, po të kishte vazhduar keniani Obama të jetë president i SHBA edhe 8 vite të tjera, pandemia e coronavirusit nuk do të kishte pasur guximin të shfaqet në botë,pasi ai ishte mik i Kinës, Kubës e Putinit.
    SHBA humbi edhe një shanc tjetër të madh për dërmimin e armikut koronavirus, ngaqë demokratët nuk nxorën fitues mikun tjetër të Kubës ,socialistin Sanders.
    Një gjë të bën përshtypje me sulmet ndaj Trumpit.
    Atij i komentohet me tendenxë politike çdo gjë që thotë por kundërshtarët e tij politikë nuk kujtohen të përmendin asnjëherë të pranojnë se çfarë ai ka bërë konkkretisht..
    Me ardhjen e tij në Shtëpinë e Bardhë, SHBA -së ju kthye roli i saj udhëheqës në botë e Putini që ishte bërë qëndra e botës në kohën e Obamës, u harua.
    U zotua Trump që të ballanconte difiçitin tregëtar me Kinën që kishte filluar të pushtonte edhe tregun amerikan, dhe e detyroi ate që të nënshkruante një marëveshje të re.
    Mu duk tepër qesharake “gënjeshtra e 10” që pretendon se Trump filloi ta quaj pandeminë si “virusi kinez”, ngaqë ate e paskej mashtruar presidenti kinez, kur gjithë bota e di që Trump i dha këtë emërtim, si përgjigje për akuzat e qeveritarëve kinezë se ky virus kishte ardhur nga SHBA.
    Se çfarë është thënë e thuhet për presidentin Trump se ai nuk e vlerëson kujdesin shëndetsor, mjafton të përmendim faktin se ai nënshkroi një fond mbi dy trilionë dollarë, për përballjen e pandemisë e pasojave të tij në SHBA, një rast i pashembullt në historinë amerikane
    A nuk do të mjaftonte vetëm ky fakt, ky veprim, për të hedhur poshtë gjithë propogandat e thashethemnajat për te ?
    Midis të thënave që mund të interpretohen subjektivisht e të bërave që janë konkrete, objektive, kush duhet vlerësuar më shumë , e para apo e dyta ?
    Vërtetë që mund ta quash një mashtrim të madh propogandën e Ramës që thoshte në fillim se nuk kemi pse të shqetësohemi nga pandemia sepse i kemi marë të gjitha masat, kur buxhetin e taksat e qytetarëve i kishte bërë rrush e kumbulla me oligarkët, por presidenti Trump e nxori SHBA nga kriza ekonomike e financiare , e ato dy trilionë dollarë dolën pikërisht nga suksesi ekonomik.

  8. O kuqalashe mavi, a nuk ju duken si te degjuara te gjitha genjeshtrat e Trump? Ketu paten arritur qe nen udheheqjen e ndritur te liderit te madh, te thonin se mezi po prisnin qe covid 19 te vije ne Shqiperi, apo jo? Sa per deshtimin e Trump, pyesni amerikanet a jane me mire apo me keq me Trump president, nuk mund te jepen vlersime nga mijra kilometra larg dhe duke degjuar nje injprant qe s’ia ka idene asgjese. Gjithsesi ne nentor jane zgjedhjet ne SHBA dhe atehere do shihet sa i suksesshem ka qene Trump

  9. Me marrjen e presidences nga Tra(m)p:
    U rriten pagesat per siguracinet shendetsore mbi 50%
    U rriten cmimet e produkteve baze te idustrise dhe atyre bujqesore,per pasoje edhe cmimet ne treg.
    Rracizmi u rrit disa here,deri ne konfrontime fizike n’mes grupeve te ndryshme te popullsise.
    Reforma e emigracionit degjeneroi ne pastrime te tipit “FSHESA”,me deportime masive.
    Reforma e taksave ishte nji mashtrim i rradhes.
    Reforma arsimore ndryshoj kah,te gjitha unversitetet dhe shkollat (private dhe publike)rriten cmimet,duke kriju grope per ekonomite familjare te nivelit t’ulet e te mesem.
    Fuqizoi Izraelin,duke percare shtetet Arabe.Me politiken e tij arrogante dhe me mashtrime po shkatrron Kosoven,duke fuqizu Serbine per te mbajtur ne nivelin e ma parshem te servilizmit dhe frikes ndaj Rusise.
    Injoroi dhe shkeputi Ameriken nga marreveshjet globale,te cilat ishin arritur me shume mundime.
    AMERIKA FIRST.po ketu ja ka dale ne COVID-19.Ky asht padyshim suksesi i tij.
    Ai asht shume i suksesshem gjithashtu edhe ne:Arrogance e fodullek,mashtrues e karaxhozllek,i llastuar-FEMIJE,frikacak i paburrni.(Si Edmut Rama i ine).
    Keqardhje per Ameriken po e zgjodhen edhe nji here.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu