• |
ide | kryesore

Donald Trump: Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk paguajnë për sigurinë e Harryt dhe Meghan

Paparazzi, Slider



Presidenti Donald Trump është shprehur qartë dhe shkurt se Shtetet e Bashkuara nuk do ta mbështesin ligjin për sigurinë e Princit Harry dhe Meghan pas raporteve se dyshja është zhvendosur nga Kanadaja në SHBA.
Trump bëri një publikim në Twitter ku shkruan se është “një mik dhe admirues i madh i Mbretëreshës dhe Mbretërisë së Bashkuar”, por shtoi se ata duhet të paguajnë vetë për mbrojtjen dhe sigurinë e tyre.

“Jam një mik i madh dhe admirues i Mbretëreshës dhe Mbretërisë së Bashkuar. U raportua se Harry dhe Meghan, të cilët lanë Mbretërinë, do të banojnë përkohësisht në Kanada. Tani ata janë larguar nga Kanadaja për në Shtetet e Bashkuara, gjithsesi Shtetet e Bashkuara nuk do të paguajnë për sigurinë e tyre. Ata duhet të paguajnë!”, shkruan Trump.

Ndërkohë Harry dhe Meghan thanë që ata nuk kishin plane për të kërkuar siguri të financuar nga amerikanët.

Ata raportohet se janë zhvendosur në shtëpinë e Meghan në Kaliforni, në mes të shpërthimit intensiv të koronavirusit.
Harry dhe Meghan do të tërhiqen zyrtarisht nga pozicionet e tyre në familjen mbretërore më 31 mars dhe nuk do të kryejnë më detyra në emër të Mbretëreshës, por këto angazhime do të rishikohen pas një viti.
Në një deklaratë të lëshuar përmes një zëdhënësi të dielën, çifti tha: “Duka dhe Dukesha nuk kanë plan të kërkojnë nga qeveria amerikane burime për sigurinë. Janë bërë rregullime të sigurimit të financuar nga privatët”.
/BBC



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *