• |
ide | kryesore

Emergjenca nga Covid-19/ PD: Qeveria nuk ka asnjë plan për kthimin e shqiptarëve

Arkiva, Lajme, Të fundit



Partia Demokratike akuzon qeverinë se 2 javë pas mbylljes së kufijve me Italinë, nuk ka asnjë plan për kthimin e shqiptarëve.

Në një deklaratë për mediat, sekretari për mërrëdhëniet me jashtë në PD, Arben Kashahu tha se kthimi i shqiptarëve në atdhe në këtë situatë është e drejtë kushtetuese, e cila duhet të realizohet nga shteti.

Deklarata e Arben Kashahu

Shqiptarëve nuk mund t’u mohohet e drejta per t’u kthyer në vendin e tyre! Është një e drejtë kushtetuese e cila duhet të realizohet nga cdo shtet I përgjegjshëm nëpërmjet operacioneve të organizuara shtetërore. Shteti është i detyruar të vendosë në funksion të këtij qëllimi të gjitha mjetet dhe mundësitë për të realizuar shpëtimin e qytetarëve të tij. Është e papranushme, cinike dhe jo-shtetare përgjigja e kryministrit se nuk ka më vende për Shqiptarët për t’I kthyer në vendin e tyre. “Nuk ka më vende”, është togfjalëshi më braktisës me të cilin i është drejtuar Shqipëtarëve ndonjëherë një kryeiministër. “Listat janë bërë prej kohësh” ,“vendet janë mbushur” janë togfjalëshat më diskriminues që evokojne diferencimin mes qytetarëve të një shteti, ditët që kërkohet më shumë se kurrë solidariteti njerëzor e kombëtar.

Një Kryeministër i përgjegjshëm duhet të kishte kuptuar se askush nga shqiptarët jashtë Shqipërisë nuk kërkon të bëjë shëtijtje këto kohë të vështira, por janë në pamundësi për të jetuar në vendin që kjo kohë I ka gjetur, kanë prindërit apo njërëz të pamundur në Shqipëri vetëm e pa përkujdesje, e me qindra motive të tjera të justifikuara për t’u kthyer.

Këtu është pergjigjen qe konsullja e pergjithshme Anila Pojani i ka kthyer nje qytetati me semundje te rende, i mbetur ne Itali pas nje operacioni te veshtire. Pergjgja eshte e datës 27 mars. Aty thuheyt se “per qytetaret e Italize nuk ka plan aktiv per t’u kthyer.” sic shihet 2 jave pasi ka mbyllur kufijtë me Italine shteti shqiptar nuk ka nje plan konkret riatdhesimi per shqiptaret e ndodhur ne Itali apo ne vende te tjera.

Nëse kryeministri apo kushdo kërkon ta shesë braktisjen e qytetarëve shqiptarë jashtë kufijve si një “mbrojtje të Shqipërisë nga ata”, I kujtojmë atij se ata janë Shqipëria, ata janë ne, janë motrat, vëllezërit, fëmijët, prindërit tanë të cilët Shqipëria nuk i braktisim as në të mirë e aq më pak në të keq. Sakrifica më sublime duhet bërë për të evaku-uar qyetarët Shqiptarë në nevojë! Ndërkohë ballafaqohemi me një qendrim arrogant e jo-njerëzor të kryeministrit në kufijtë e absurdit. Ky absurditet merr përmasa krimi shtetëror për faktin se qeveria I ka të gjitha mundësitë për të realizuar këtë operacion shtetëror.

Kjo është dita kur vendi ka më shumë nevojë për të përdorur shërbimin e ambasadave dhe të linjës ajrore shtetërore “Air Albania”.



4 Comments

  1. Le te mburret dhe per kete Ramush Nastradini.
    Kjo po qe do jete dicka heroike.
    A ju kujtohet filmi Vetetime e bubullime me actorin Cuchc Norris kur ktheu ne Amerike roberit nga Vietnami???????
    Per mjeket e infermieret mire beri por u mburr se do i paguaje mire gje qe ul poshte qellimin e misionit human. Edhe pse ato jane paret e popullit. Tani duhet levizur.

  2. Keta te PDs e kane humbur fare llogjiken. Ne fillim berteten qe te mbylleshin totalisht kufinjte dhe asnje shqiptar qe ndodhej jasht te mos hynte. Tani po thone qe shqiptaret kane te drejte te kthehen.
    Tani qe Rama filloi procedurat ti ktheje shqiptaret ne atdhe po dalin dhe po perdorin nje mesazh te konsulles sone ne Itali 3 jave me pare dhe po thone se ‘ nuk ka asnje plan per ti kthyer shqiptaret
    Po rreshqasin fare.
    Sa here Rama fiton pike ( edhe me show, por fiton pike ama) keta dalin si goret dhe fillojne lehjen e perhershme , oligarket , koncensionet , show, eee gam , gam , gam gam
    Po e shohin se po ju hikin votat cdo dite.

  3. Vucic po hedh 5 miliarde Euro per ekonomine e popullin e tij.
    Cdo qytetar serb mi 18 vjec do marre 100 euro. 7 milion banore 17 te vdekur.
    Po ne . Jo pensioniste te vetmuar jo pensioniste k familjare e terrci e verrci kur thoshte Kadareja.
    E pse per nje pako miell. Shtet muti ku nuk ka ku te veje me.
    Po flitet akoma per vota.
    Po misioni i mjekeve ne Itali?
    Do paguhen mire tha duke e spostuar si mision human per ta pervetesuar sikur jane leket e tij e jo te popullit.
    Jo po ka 3 apo 4 jave shkresa.
    Njerezit lo vuajne dhe pike.
    Lerini tangerlleqet me ekipin e Milanit apo me himnin e Liverpulit.
    BOLL O MILITANTE TE PAUDHE SE NA LATE NE FUND PER TURP TE BOTES.

  4. O kashau ne shqiperi kane ngelur amerikan italian grek serb spanjoll hollandez gjerman,por nuk ankohet opozita e tyre si beni ju o pushtet e pd,po beni gjoja opozite

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *