• |
ide | kryesore

Flet Haradinaj: Pse e shkarkuam qeverinë Kurti

Arkiva, Lajme, Të fundit
haradinaj, kurti,



Ramush Haradinaj ka thënë se mbështetja e partisë së tij AAK ndaj mocionit të LDK-së për shkarkimin e qeverisë së Albin Kurit, është tërësisht parimore dhe se ka të bëj me heqjen e taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.

Lexo më tej: 

Thirrja e intelektualëve botërorë: Garda e vjetër me mentor Grenellin, rrëzoi qeverinë Kurti 

Haradinaj u shpreh se Kurti nuk i ka respektuar këshillat e thirrjet e tij. Sipas ish-kryeministrit, nëse Kurti do të mbante në fuqi taksën, AAK do të ishte me të në ditën e mocionit.

“Po ta kish mbrojt zoti Kurti taksën, do të isha me të në ditën e mocionit. Ai nuk ka marrë parasysh letrat tona, lutjet tona. E ka heqë taksën pa nder dhe pa kundërvlerë”, – ka thënë Haradinaj në TV Dukagjini.

Haradinaj tha se pas vendimit për heqjen e taksës, e ka rrëzuar me shumë qejf këtë qeveri.

“Më 20 mars e ka heqë taksën për lëndën e parë, e me pikën e tretë të vendimit e ka obliguar veten me heqë në tërësi më 1 prill. Këtë qeveri e kam rrëzuar me shumë gëzim”,- ka thënë ai.



14 Comments

  1. Ramush mos ja fute kot Po LDK mocionin e beri per mos heqes se taskes ke tè besoin populli mustafen apo ty

    1. Ky e shkarkoi se hoqi taksën kurse Isa e shkarkoi se e hoqi taksën. Të paktën kur e takove Isën të kishit ra dakort për çfarë do e shkarkonit për heqjen apo mos heqjen e taksës që të dilnit me 1 mendje.
      Kam patur respekt për këtë si luftëtar por po del kokrra e hajdutit e mashtruesit.

  2. Dolën sufllaqexhinjtë e çorientuar sepse po të shajnë Ramushin i bie që janë më atë pederin Albinin!

  3. Urdher i prere mbase? dhe ju nuk di pse ju shijon kaq shume corba e prishur…. po si thon nje fjele : i pangopuri mos u ngopt. koha do vere ne vend cdo gje. po nuk mund ta mohojme kendej e andej kufirit edhe pse dini shkrim e kendim analfabetizmi dhe injoranca jane ulur kembekryq.

  4. O Ramush ketej nga anet tona thone: Per inat te vjeres u pallova me mullixhiun. O Ramush neqofte se do me mbet ne histori me nder e respekt hiq dore nga ky zanati i politikanit se nuk asht per ty.

  5. Ramush perjet dot keni respekt e mirnjohje per sakrificat e gjakun qe derdhet per lirin e Kosoves .Por me bashkimin me ish sherbtor te regjimit te Jugosllavis,dhe nj vjedhes se 3perqindshit vendlinja ju therret .Ketu ndryshon puna pra ke ba nji gabim fatal ,se ke dergue uj ne mullirin e Serbis,pra i kie sherbye atyre edhe Hashimoviqit qe ska len gur pa levizur qe ti te denohesh nga tribunali i Hages qe mos te jesh ne Kosov e te qeverisi me Mustafoviqin,pra gabove mos bjer ne gabim mas gabimi ketheju realitetit se nuk asht von kurr.Pa largue Thashoviqin e Mustavoviqin,eStanishiqin qe e kemi ne Tiran Kosova do ngel ne vend numro

    1. Puna ma e lehtë për ti bërë të gjithë politikanët shqiptarë njëlloj si “shërbëtorë” të Serbisë, është mania për tju vënë pas mbiemrit shtojcën “viç”.
      Sipas militantizmit e tifozërisë politike na dalin të gjithë politikanët shqiptarë serbë.
      Dikush thotë Thaçoviçi, dikush thotë Haradinoviçi, dikush thotë Kurtoviçi e dikush tjetër Mustafoviçi e në Shqipëri, dikush thotë Berishoviçi e dikush Ramoviçi.
      Sa meremi me këto tifozërira primitive, pa kujtohuni se cilët nga këta janë “miqtë” më të preferuar të Vuçiçit, e me këtë ndahen hesapet e “viçave”

    1. Puna ma e lehtë për ti bërë të gjithë politikanët shqiptarë njëlloj si “shërbëtorë” të Serbisë, është mania për tju vënë pas mbiemrit shtojcën “viç”.
      Sipas militantizmit e tifozërisë politike na dalin të gjithë politikanët shqiptarë serbë.
      Dikush thotë Thaçoviçi, dikush thotë Haradinoviçi, dikush thotë Kurtoviçi e dikush tjetër Mustafoviçi e në Shqipëri, dikush thotë Berishoviçi e dikush Ramoviçi.
      Sa meremi me këto tifozërira primitive, pa kujtohuni se cilët nga këta janë “miqtë” më të preferuar të Vuçiçit, e me këtë ndahen hesapet e “viçave”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *