• |
ide | kryesore

Flet mjeku Pipero: Kjo javë tregon gjithçka për virusin në Shqipëri

Lajme, Të fundit



Mjeku infeksionist, Pllumb Pipero ka dhënë një lajm shpresëdhënës gjatë një bisede telefonike me TV Fax News. Ai tha se nëse gjatë kësaj jave do ketë rënie të numrit të personave me koronavirus apo qëndrim në këtë nivel, pas kësaj beson se do të ketë ulje të numrit të të infektuarve në vend. Ai tha se situata momentalisht është e qëndrueshme, ndërsa pohoi se 6 pacientë ndodhen në intubim, disa prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Pipero tha se nëse numrat e personave të infektuar do vijnë në rënie gjatë kësaj jave, kjo tregon se masat e marra kanë qenë efektive dhe të duhurat, në të kundërt sipas tij ‘faji’ do të rëndojë mbi qytetarët që nuk i kanë ndjekur rregullat.

“Më duket situatë e qëndrueshme. Situata e pacientëve është e ndryshme. Numrat e personave që shërohen janë në shtim dita-ditës, kemi persona në gjendje të rëndë apo relativisht të rëndë, kemi 5-6 pacientë të inturbuar, kemi nga ata që kanë sëmundje bashkëshoqëruese, që jemi të rezervuar të japim informacione. Edhe ne nuk bëjmë përjashtim nga bota, edhe tek ne një 80-vjeçare është shëruar. Shumica e kalojnë në forma të lehta, duhet bashkëpunim me mjekun, kurajo. Nuk besoj se e kemi arritur pikun, kjo javë do të na tregojë, jam i bindur se kjo javë do të tregojë shumë”.

“Ata që janë pozitiv dhe qëndrojnë në shtëpi, nuk duhet të përdorin asnjë medikament pa konsultën e mjekut. Në dijeninë time rastet që qëndrojnë në shtëpi nuk janë të sëmurë, por të infektuar. Në asnjë mënyrë pa këshillën e mjekut medikamente. Është e vështirë të jap një mendim të saktë për atë që vjen. Mendoj se pas kësaj jave ose do mbeten në këto shifra ose do vijojnë të bien. Do na tregojë shumë nëse kjo javë do vijë duke u ulur, do tregojë se masat kanë dhënë efekt, dhe nëse do të vijojnë shtimin, do të tregojë se nuk janë ndjekur rregullat dhe udhëzimet”, tha Pipero.



4 Comments

  1. Ti sa here del thua kjo jave do na tregoje dicka. Ndaje mendjen o shimpazeja vogel se na lodhe duke te pare perdite ne tv

  2. Or majmun po sa te pagujn qe sa her del vetem per te zeza fol. Ti duhesh arrestu petrhapje paniku jo te dalesh ne televizor

  3. Me e mira eshte informimi specialistet duhet te flasin te informojn per gjendien i pershendes Mejket dhe Infermjeret kudo dhe eshte nje sakrific e madhe per ato dhe familiaret e tyre qe jan ne ankth ne cdo moment por jo ai lugati i gjat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *