• |
ide | kryesore

FSHF letër e hapur Këshillit të Ministrave: kompensimi financiar i klubeve domosdoshmëri

F1, Sport



Futbolli shqiptar, ashtu si i gjithë futbolli në botë, është dëmtuar rëndë nga ndalimi i të gjithë aktiviteteve sportive e ndoshta vuan pasoja edhe më të rënda, duke parë brishtësinë financiare të klubeve tona. Pikërisht në këtë këndvështrim, duke ndjerë rrezikun e falimentimit të tyre, por edhe akademive të futbollit, Federata Shqiptare e Futbollit i ka dërguar një letër Këshillit të Ministrave “duke i kërkuar garantimin e anës financiare për të gjithë komunitetin e futbollit në Shqipëri, përmes një pakete kompensimi”.

FSHF i ka kujtuar Qeverisë se institucionet e sportit i janë përgjigjur menjëherë “urdhërit nr. 132 të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale më datë 08.03.2020 duke pezulluar të gjitha aktivitetet futbollistike në vend” dhe se vendosi veton duke i kërkuar klubeve të marrin masa për mbrojtjen e shëndetit të futbollistëve dhe stafeve teknike. Por me vendosjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore janë ndërprerë të gjitha punët dhe kjo situatë, ka paralizuar punën e klubeve, shkollave dhe akademive të futbollit duke i çuar ato drejt falimentit, duke lënë pa asnjë të ardhur mijëra të punësuar duke nisur nga futbollistët, trainerët dhe deri të stafet teknike. Klubet janë në pamundësi për të bërë pagesa, për shkak të ndërprerjes së të gjitha të ardhurave nga biletat, transmetimet televizive si dhe për shkak të tërheqjes së sponsorave.

“Nisur nga kjo situatë, Federata e Futbollit kërkon që të gjithë punonjësit e përfshirë në sektorin e futbollit në vend, të përfshihen patjetër në paketën e kompensimit, si një e drejtë themelore për të garantuar mbijetesën e familjeve të tyre në këtë kohë të vështirë – shkruhet në komunikatën për shtyp të FSHF-së.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *