• |
ide | kryesore

I ktheu fëmijët në Itali, Maxi Lopez shpërthen kundër Wanda Nara

Paparazzi, Slider



Maxi Lopez që vihet kundër Wanda Nara nuk është dicka e re, e përsëri motivi i përplasjes janë fëmijët, por këtë herë jeta e tyre.

Futbollisti argjentinas, në fakt, nuk e ka pëlqyer aspak zgjedhjen e ish-bashkëshortes për ti cuar fëmijët në Itali (modelja ka pesë fëmijë, tre të parët me Maxi Lopez e dy të tjerët me Mauro Icardi). “I çove fëmijët tanë nga Parisi në epiqendrën e infektimit” ka shkruar Maxi në një mesazh të postuar në twitter.

“Do të doja të dija në bazë të cfarë kriteresh thyen karantinën gjatë një pandemie globale, në të cilën të gjithëve i kërkohet të mos dalin dhe ekspozon fëmijët tanë në një udhëtim nga një shtet në një tjetër, transferohesh e shkon në epiqendrën e infektimit (Lombardi) në Itali pa e vrarë mendjen për asnjë pasojë. Cfarë të kalon nëpër mendje në këto momente në të cilën gjëja më e shenjtë që ke në botë është shëndeti i fëmijëve tanë? Më indinjon që ti nuk ke ndërgjegje. Nëse nuk do ta bësh për ju, bëje për ata sepse sot je mamaja e 5 krijesave, por sic duket nuk e ke kuptuar akoma”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *