• |
ide | kryesore

Koronavirusi zhvleftëson lojtarët: merkato tani është okazion me 28% ulje

F1, Sport

Një rënie e vlerës së futbollistëve që që mund të trondisë në mënyrë të jashtëzakonshme dritaret e ardhshme të merkatos. Është pasoja që, sipas vlerësimeve të CIES Football Observatory, do të japë kriza e shkaktuar nga pandemia e koronavirus. Analiza konkretizohet mbi 5 kampionatet kryesorë europianë e vlerëson një rënie të përgjithshme prej 28%, nga 32,7 në 23,4 miliardë euro. Lojtari i marrë shembull është Paul Pogba, që në teori është një nga pjesët e kërkuara në merkato: vlera e tij e merkatos do të kalojë nga 65 në 35 milionë euro.


Studimi është drejtuar në bazë të hipotezës se nuk do të luhet më nga tani në qershor e se asnjë kontratë nuk do të rinovohet. Reduktimi në bazë të faktorëve të, mes të cilëve mosha e lojtarëve, zgjatja e kontratës, ecuria e karrierës e përfaqësimet e fundit. Humbjen kryesore në terma relativë e kanë lojtarët më të vjetër me kontrata të shkurtra e që kanë luajtur më pak në këtë sezon, në krahasim me atë të mëparshëm (mes tyre edhe Pogba).


Studimi i Cies, bazohet mbi një algoritëm të zhvilluar nga skuadra e kërkimit të observatorit e ndërton një klasifikim të klubeve më të goditur, duke patur parasysh zhleftësimin e 20 lojtarëve më të kushtueshëm të cdo skuadre. Duke kaluar listën zbulohet se në vendin e parë është Olympique Marseille që parashikohet të humbasë 37,9% të vlerës së transferimeve të lojtarëve në organikë (duke kaluar nga 256 milionë të 11 marsit në 159 në 30 qershor për një rënie prej 97 milionë).

Në listën e Serie A, Inter ka një vlerësim organike prej 773 milioni e, nëse nuk duhet të nisë sezoni, do të pësojë një zhvleftësim prej 35.7% (276 milionë). Në anën tjetër, humbjen më të madhe ndër të mëdhenjtë do ta pësojë Manchester City (-412 milionë), ndjekur nga Barcellona (-366 milionë), Liverpool (-353 milionë), Real Madrid (-350) e Psg (-302). Gjigantët italianë rënien më të madhe e ka Lazio (-33%, nga 348 në 234 milionë), Milan (-31%, nga 461 në 317 milionë), e në fund Juventus (-28%, nga 783 në 561 milionë).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu