• |
ide | kryesore

Kriza në Kosovë, zv.ministri i Brendshëm kallëzon penalisht Hashim Thaçin

Lajme, Të fundit



Ushtruesi i detyrës së ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, ka dorëzuar sot në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, kallëzim penal ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi

Në njoftimin e MPBAP-së, thuhet se ky kallëzim penal ndasj Thacit është në lidhje me deklarimet e tij të datës 23 mars – për të mos respektuar Vendimet e marra nga Qeveria në raport me masat mbrojtëse kundër virusit COVID-19.

“Presidenti përmes deklarimeve të tij dhe thirrjeve për mos-respektim të Vendimit të Qeverisë në datën 23 Mars 2020, përveç që ka shkaktuar paqartësi tek qytetarët, i njëjti gjithashtu ka mundur të ndikojë që përmes këtyre thirrjeve të shkaktojë kaos nëpër rrugë dhe të “kontribuojë” në shpërndarjen më të madhe të Virusit COVID-19, si rezultat i qytetarëve që nuk do të respektonin vendimin e Qeverisë – sipas rekomandimeve të Presidentit”, thuhet në njoftim.

Në një konferencë për media, Thaçi kishte deklaruar se “Qytetarët nuk janë të detyruar që t’i respektojnë vendimet kundër-kushtetuese dhe askush nuk mund t’i dënojë ata për këtë. As Policia e Kosovës dhe as organet sigurisë nuk duhet ta zbatojnë këtë vendim kundër-kushtetues të qeverisë, sepse kështu edhe vetë bëjnë vepër penale”.

Komunikata e plotë e MPBAP-së:

Sot, më 30 mars 2020, U.D. i MPBAP-së, z. Xhelal Sveçla, dorëzoi pranë Prokurorisë Themelore të Prishtinës Kallëzimin Penal të bërë kundër Presidentit Hashim Thaçi, në lidhje me deklarimet e tij të datës 23 mars – për të mos respektuar Vendimet e marra nga Qeveria në raport me masat mbrojtëse kundër virusit COVID-19.

Më 23.03.2020, Presidenti në konferencë për media del me deklaratë ku bën thirrje për mos-respektim të vendimit të Qeverisë.

Deklarimi i tij verbatim është ky:

•“Qytetarët nuk janë të detyruar që t’i respektojnë vendimet kundër-kushtetuese dhe askush nuk mund t’i dënojë ata për këtë.

As Policia e Kosovës dhe as organet sigurisë nuk duhet ta zbatojnë këtë vendim kundër-kushtetues të qeverisë, sepse kështu edhe vetë bëjnë vepër penale”,

Në Kushtetutën e Republikës së Kosovës parashihen gjithsej 30 nga kompetencat e Presidentit të vendit. As edhe njëra prej tyre nuk ka të bëjë me vlerësimin e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë së vendimeve të Qeverisë. Kjo kompetencë u takon gjykatave.

Presidenti përmes deklarimeve të tij dhe thirrjeve për mos-respektim të Vendimit të Qeverisë në datën 23 Mars 2020, përveç që ka shkaktuar paqartësi tek qytetarët, i njëjti gjithashtu ka mundur të ndikojë që përmes këtyre thirrjeve të shkaktojë kaos nëpër rrugë dhe të “kontribuojë” në shpërndarjen më të madhe të Virusit COVID-19, si rezultat i qytetarëve që nuk do të respektonin vendimin e Qeverisë – sipas rekomandimeve të Presidentit.

Në lidhje me këtë, dhe marrë parasysh se ne jemi të dedikuar t’i respektojmë organet e drejtësisë dhe të krijojmë një shtet ku sistemet janë me të vërtetë të ndara, z. Sveçla dorëzoi Kallëzimin Penal kundër Presidentit, duke ngritur dyshimin e bazuar se Presidenti ka kryer veprën penale “Thirrje për rezistencë” të paraparë në Nenin 403 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.



2 Comments

  1. Nje gje eshte e sigurt – burgun e ke pas shpine nje dite! Eshte thjesht ceshtje kohe, pederast sllavofil!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *