• |
ide | kryesore

Lubonja: Dërgimi i mjekëve në Itali, akt propogandistik regjimesh si Kina dhe Kuba

-Instant, Lajme, Të fundit



Dërgimi i 30 mjekëve dhe infermierëve në Itali është një vendim personal i Ramës, tipik për operacionet propagandistike që përdorin regjimet kudo në botë.

Në një intervisë për NEWS 24 ai ka theksuar se veprime të tilla kanë ndërmarrë vetëm Kuba, Kina dhe Rusia.

“Unë e kam shprehur mendimin tim. Pajtohem me ata që e shikojnë si një operacion propagandistik. Nga ata që bëjnë rëndom regjimet. Ndërkohë që keqtrajtojnë historikisht vendasit e tyre, regjimet kanë bërë gjithmonë operacione imazhi në botë. Po të shohësh në rastin konkret, Italinë e kanë ndihmuar vende si Kina që ka përgjegjësi jo vetëm për këtë, por që është një regjim që ka mbajtur sekret numrin e viktimave dhe fillimin e sëmundjes në Huan. Po të njëtën gjë ka bërë Rusia e Putinit ku dihet që vendiet i merr ai dhe i përdor për imazhin e vet personal. Po ashtu edhe Kuba” ka shtuar Lubonja.

Ai e ka mbështetur mendimin e tij edhe me argumentin se “nëse je kaq vërtet fisnik, këtë duhet ta tregosh edhe brenda vendit. Shqipëria është e 13- ta në botë sipas kombeve të Bashkuara për korrupsion. Pra të keqtrajtosh vendasit dhe të bësh mirë për Italinë është propagandë”.

©Lapsi.al



17 Comments

    1. E ke fjalen per Ramen, besoj. Dakord jemi te gjithe, Fuge!
      Sa keq qe Kristaqi s’te ka vene emer, por mos u dekurajo se bastarde pa emer si ty ka plot Kristaqi dhe shoket e tjere te Byrose

    2. Isha kundër Lubonjës për çështjen e mjekëve që shkuan në Itali deri kur lexova në media Italiane që mjekët s infermierët nuk janë futur në punë sepse nuk kanë asnjë dokument që vërteton aftësinë e tyre në terapi intensive. Atyre u duhen ekspertë dhe të çertufikuar këta i kanë nisur disa vullnetarë pa dokumenta e pa eksperiencë. Do i bënin test për të vendosur ku ti çojnë. E kundërta ndodhi me 3 ekipe polake me nga 5 veta që erdhën e u futën menjëherë në punë pa bërë show kryeministri i tyre e pa shumë bujë.
      Që Rama e ka qejf show-n e dija po që të arrinte deri këtu sa ti japë shpresë tjetrit që është në nevojë e tja fusë në fund vetëm ky mund ta bëjë.

  1. MERO GELBAZA ME DOSJEN ,I KUJT ESHTE ZAHO I EDI RAMES APO KUJTIM GJUZIT thotë:

    BRAVO ZOTI LUBONJA ,KJO ESHTE NUE PROPAGAND E QELBUR E EDI RAMES ,BILES JAN LESHUAR ZAGARET E TIJ TE TREDHUR SI PSH MERO GELBAZA ,SKENDER KURVA MINXHOZI MIRA KAZHANI CARLO BOLJA BOLINO,DUKE LEHUR ,THUA SE E NDALOJ EDI RAMA SMUNDJEN,,,ZOTI LUBONJA KAM RESPEKT PER JUVE SHUME,POR DUHET MERO GELBAZEN KELLIRA TE NDALOJ TE JU SULMOJ,AI ZAGAR I TREDHUR NGA EDI RAMA ,BESOJ JUVE JU KUJTOHET KUR JA PUBLIKOJ ATE DOSJEN E KRISTAQ RAMES ME GRUAN E EDI RAMES DHE E POLLI GREGUN,BILES TANI THOT GREGU I BIRI I EDI RAMES HSHA HSHA,KAM DEGJUAR SE DO TA PUBLIKOJ NJE DOSJE TJETER ,KUR THOT SE KUJTIM GJUZI E KA BERE ZAHON DHE JO EDI RAMA

  2. Ky kerkon ti kyhehemi tortes gjigante dhe 1000 krereve per kurban te salihut dhe lulushit,ku populli shpellar tregoje dashurine per salihun dhe lulushin

  3. Po patjeter. i dhimbset italia qe i hapi deren shqipove ne 91 e me tej. dhe ne shenje ” mirnjohjeje” qe e ka ne adn e vet kriminale e mbyti italin me drog e cdo trafik tjeter te mundshem duke ja renduar akoma dhe me shume gjendjen e kriminaliteti qe ata vet kan. mua nuk me duket propagand por cinizem ekzemplar zkizofrenian

  4. Një dredhi e kryeministrit Edi Rama. Kështu e quan ish-ambasadori italian në vendin tonë në vitet ’90, Paolo Foresti, dërgimin nga Shqipëria të 30 mjekëve dhe infermjerëve në vendin fqinj.

    Përmes një letre publike për kryeministrin italian Giuseppe Conte, ish diplomatri shkruan ndër të tjera se ky i fundit do të bënte më mirë për të ndaluar trafikun e drogës me Italinë, e cila sipas tij, përdor sistematikisht atë për xhepat e veta dhe për të blerë votat shqiptare.

    LEXO EDHE:
    Ndarja nga jeta e Manolis Glezos/ Meta: Shqiptarët humbën një mik të fqinjësisë së mirë
    Më tej diplomati kujton edhe procesin gjyqësor të humbur nga shteti shqiptar ndaj Becchettit, një shumë prej 140 milionë eurosh, të cilën sipas tij e pësoi për shkak se Rama mbylli të parin televizion italian në Shqipëri sepse kritikoi punën e e tij dhe të qeverisë.

    Letra e plotë:

    “I dashur Giuseppe,

    Edi Rama do të bënte më mirë për të ndaluar trafikun e drogës me Italinë, e cila përdor sistematikisht atë për xhepat e veta dhe për të blerë votat shqiptare. Unë besoj me vendosmëri se një Evropë që pranon vendet nën një grusht shteti të bardhë të qeverisur nga një krim i zakonshëm, një Evropë apo një Itali pre e mashtrimeve si efekti i një krimineli të përbashkët dhe më mirë që ai pushon së ekzistuari.

    Jo për veprimet në gërvishtjet e emocioneve, edhe nëse ato janë fisnike, por një reflektim i thellë dhe shumë i kujdesshëm mbi situatën e turpshme të qeverisë italiane e cila përdoret në një veprim të efektit nga një mjeshtër piper mashtrues me emrin Edi Rama.

    Edi Rama krijoi një borxh prej 350 milion për Shqipërinë shumë të varfër për gjyqet e humbura në Strasburg nga vendimet antikushtetuese për sekuestrimet pa kompensim të pronave private dhe publike për t’i dhënë oligarkëve të tij në formën e kontratave pa asnjë tender.

    Në Shqipëri ka rrugë që kushtojnë dy herë më shumë sesa ato franceze dhe gjermane.

    Unë nuk jam në komeditë napolitane të bëra nga harlequins që e bëjnë një audiencë mesjetare të qajë dhe të qeshë.

    Kohët e fundit populli heroik dhe shumë i pasur i Shqipërisë duhet t’i japë Beçhetti 140 milion, sepse Edi Rama, pronar i TV ERTV (Edi Rama TV), mbylli TV e parë italiane në Shqipëri sepse errësoi dhe kritikoi punën e delikuentit Rama.

    Le të mos gëzohemi dhe të mos hamë me një lugë boshe”…

    Paolo Foresti ka mbajtur detyrën e ambasadorit të Italisë në Shqipëri gjatë viteve 1993-1997 dhe është një ndër miqtë më të mirë të vendit tonë në shtetin apenin.

  5. Pse nuk u be dicka tjeter? Te benin ate qe po bejne gjermanet, te merrnin te semuret italiane per t’i trajtuar ne spitalet shqiptare. Imagjinoni sa madheshtor do dilte kryeministri yne

    1. Ha ha ha. Po tallesh? Beson se nje italian do te pranonte te kurohej ne Shqiperi? Edhe ata mjeke e infermiere qe shkuan nuk po dine ku ti plasin. Italise i duhen mjeke per terapine intensive jo ninxha per parade.

  6. Rama eshte si puna e Gedafit qe shkonte e bente show me itali, merrte na 40 femra e ishte mike me Berlusconin, edhe mediat me itali folnin bukur, si flasim tani pe ramen, se ju interesonte nafta, kurse sot per te bere pak show pjesen veriore te europes. Ndersa populli me Libi e shqiperi vk tu vujt

  7. Postimi i plotë i Elona Caslli-t:

    Sipas protokollit europian Ogerta Ogerta, para se të fotografoje veten dhe mjekët në aeroport, duhet të kishe shqyrtuar fillimisht dosjet e tyre. Në ligjëratë të drejtë Ogerta, duhet të kishe ditur paraprakisht që; Kur një institucion lidh një marrëveshje bashkëpunimi me një institucion tjetër, në kohë pandemie ose jo, brenda marrëveshjes përcaktohen edhe disa kritere, që duhen përmbushur si; Fusha e studimit, cikli i programit të studimit, niveli i gjuhës së huaj.

    Sipas protokollit europian, Ogerta, kandidatët dorëzojnë një dosje që përmban, të gjitha të dhënat e duhura për çdo kandidat. Dosja dhe materiali në të, duhet të dorëzohen në gjuhën e vendit pritës (në rastin konkret në gjuhën italiane). Dosjet e kandidatëve, Ogerta, shqyrtohen fillimisht nga një komision vlerësues ngritur në Shqipëri dhe përzgjidhen ata kandidatë, që plotësojnë kriteret e përcaktuara në marrëveshje nga vendi pritës (në këtë rast Italia).

    Pasi përzgjidhen kandidatët fitues Ogerta, gjithmonë sipas protokollit europian, vendit pritës i dërgohet dokumentacioni që përmban dosjet e fituesve me të gjitha të dhënat, ( të cilat janë dorëzuar në gjuhën e vendit pritës që në fazën e aplikimit).

    Dosjet e fituesve shoqërohen me një shkresë përcjellëse e cila mban të dhënat e mëposhtme;

    – Përbërjen e komisionit vlerësues në Shqipëri

    – Kohën që iu desh komisionit për të përzgjedhur kandidatët fitues.

    – Sistemin e pikëve që u përdor për vlerësimin e çdo kandidati

    – Renditjen e kandidatëve sipas pikëve. Kjo shkresë firmoset nga titullari i institucionit, Ogerta dhe shoqërohet me vulën institucionale.

    Nëse do ta kishe bërë këtë Ogerta, vendi pritës, Italia në këtë rast, do të kishte një informacion paraprak për mjekët dhe infermierët që ke dërguar dhe nuk do të detyrohej që në kohë pandemie, të kryente intervista me ta, për t’i gjetur vendin se ku duhet të shërbejnë.

    Ka shumë punë para fotos në Rinas Ogerta dhe kjo punë duhet bërë siç duhet, që Shqipëria të identifikohet denjësisht në kontekst europian.

    Post Scriptum- Megjithatë Ogerta, mos u shqetëso! Në foto ke dalë bukur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *