• |
ide | kryesore

Merr flakë gjatë uljes avioni me pajisje mjekësore, 8 të vdekur

Planet



Një avion në Filipine që kishte ngarkuar pajisje mjekësore në luftën kundër koronavirusit, është përfshirë nga flakët dhe si pasojë kanë humbur jetën 8 persona.

Avioni ka marrë flakë në pistën e aeroportit në Manila, pasditen e sotme.

Lajmi bëhet i ditur nga New York Times.

Si pasojë ka gjetur vdekjen një pacient së bashku me 7 persona të tjerë, përfshirë ekuipazhin dhe personelin mjekësor.

Pacienti që humbi jetën ka shtetësi kanadeze.

Në bordin e avionit ndodhej e dashura, filipino-amerikane e pacientit kanadez si dhe 6 qytetarë filipinas, 4 prej tyre pjesë e ekuipazhit si dhe një mjek dhe një infermiere.Qeveria filipinase ka konfirmuar se avioni, Lion Air, përdorej nga instituti kërkimor për ilaçet tropikale, në plan të parë në luftën kundër koronavirusit.

Shpërthimi i avionit, dyshohet se është shkaktuar nga humbja e karburantit



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *