• |
ide | kryesore

Modeli shqiptar i martuar me miliarderen kineze do të dhurojnë 200 mijë maska për Shqipërinë

Paparazzi, Slider

Ai e nisi karrierën e tij si model pasi fitoi çmimin e parë në “Miss & Mister Lezha” dhe më pas vijoi me të tjera spektakle mode e bukurie në Shqipëri, për t’u bërë model i markave të mëdha si “Hugo Boss” dhe “Hermes”.
Modeli shqiptar Rolando Lekaj, i cili është martuar prej dy vitesh me biznesmenen shumë të fuqishme miliardere nga Kina, me të cilën ka edhe një djalë, ka menduar për vendin e tij në këto ditë të vështira me shpërthimin e epidemisë së koronavirusit.

Në një status në Facebook, Lekaj bën me dije se do të dërgojë 200 mijë maska drejt Shqipërisë, për të gjithë mjekët, të cilët i konsideron heronj.


“Kam nderin dhe kënaqesinë të ndaj me ju miq e të dashur këtë lajm të mirë për Shqipërinë tonë të dashur. Une dhe Nusja ime kemi vendosur të ndihmojmë Shqipërinë në këto ditë të vështira. Së shpejti do arrijnë nga Kina 200.000 maska mbrojtëse për HERONJTË TANË (DOKTORËT) që po luftojnë me armikun e padukshem në vijën e parë të luftës. Për Shqipërinë që duam duhet që gjithë bashkë të bëjmë aq sa është e mundur. Të qëndroni sa më shumë në shtëpi është një ndihmë shumë e madhe në këto ditë”, shkruan Rolando Lekaj.
Kjo nuk është hera e parë që modeli shqiptar merr përsipër të bëjë bamirësi. Kohë më parë ai bleu 30 fustane nga 30 modelet më të famshme të botës që shkonin në vlerën 1,6 mld dollarëve.
Paratë shkuan për kërkimet shkencore kundës sëmundjes SIDA apo dhe problemeve që kanë lidhje me marrëdhëniet seksuale.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu