• |
ide | kryesore

Nba në qytetin e ‘vesit’: basketboll në shkretëtirë për të qenë më të sigurt

Sport



Nba ka kohë deri në mesin e prillit për të vendosur cfarë do të bëjë me këtë sezon të ndalur për shkak të emergjencës koronavirus, duke mbajtur parasysh faktin që për momentin është e vështirë të kuptohet shpërndarja reale e Covid-19 në Shtetet e Bashkuara. Për momentin pozicioni i Ligës mbetet se sezoni do të mbyllet e do të ketë një kampion 2019-20, edhe pse duhet parë në cmënyrë do të zgjidhet.

Kështu merr prioritet hipoteza për të luajtur (duke nisur nga 21% e ndeshjeve të sezonit të rregullt ende të paluajtura apo direkt nga playoff) në një ambjent të vetëm që mund të presë ndeshjet, stërvitjet e stafin e skuadrave, që do ti nënshtrohen kontrolleve rigoroze. Ky vend mund të jetë Las Vegas, që ndodhet në shkretëtirë, e ku hyrjet janë lehtësisht të kontrollueshme, por edhe disponon struktura të përshtatshme, ose më saktë impiante për ndeshjet e sidomos hotele të mëdha tashmë të boshatisur për shkak të ‘lockdoën’.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *