• |
ide | kryesore

Ndeshja Thaçi- Kurti/ Ç’do të ndodhe pas mocionit, zgjedhje apo qeveri e re?

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka pritur në takim ambasadorët e QUINT-it dhe atë të Bashkimit Evropian, për t’i informuar se ka ndërmend të nisë konsultimet me partinë politike parlamentare për rrugdaljen që do të gjejë pas mocionit kundër qeverisë Kurti. Deri më tani zgjedhjet kanë qenë dy, ose zgjedhje të reja pas kalimit të epidemisë që kërkon Vetvendosja, ose formim i një kabineti gjithpërfshirës.

Sipas njoftimit për media të Zyres së Presidentit, gjatë kësaj jave do të ketë konsultime me të gjitha partitë parlamentare, për t’i marrë sugjerimet dhe këshillat e tyre se cilën rrugë duhet ndjekur, duke u bazuar në Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës ka thënë Thaçi në takim ku ishin Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ambasadori i Gjermanisë, Ambasadorja e Francës, Ambasadori i Italisë dhe Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë.

“Kreu i shtetit ka theksuar se Kosova ka nevojë për një qeveri që do të sjellë stabilitet, unitet sa më të madh politik dhe qytetar, që do të jetë gjithëpërfshirëse dhe e orientimit të qartë euroatlantik”, shkruhet në njoftim.

Por Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit, e ka bërë të qartë se nuk do t’i përgjigjet kërkesës së presidentit për caktim të një mandatari tjetër për të krijuar një qeveri të pa dalë nga zgjedhjet.

Sipas interpretimit të juristëve, presidenti nuk do të mund ta kërkojë mandatarin tek partitë e tjera, përderisa fituesi i zgjedhjeve nuk e dërgon emrin ose nuk heq dorë shprehimisht nga e drejta për ta ofruar emrin.

Kryeministri në detyrë, njëherësh kryetar i VV-së, Albin Kurti, të dielën e ka ftuar Thaçin të mendojë për datën e zgjedhjeve, para se t’ia kërkojë mandatarin. Nëpërmjet një deklarimi në rrjetet sociale, Kurti ka thënë se neni më i rëndësishëm i Kushtetutës së Kosovës për këtë çështje është ai që flet. se Kuvendi mund të shpërndahet nga presidenti i Republikës së Kosovës, pas votimit të suksesshëm të mosbesimit të Qeverisë.

Por sipas të gjitha gjasave presidenti Thaçi dhe partitë që votuan mocionin do të shkojnë drejt krijimit të një qeverie të re.

©Lapsi.al

 



1 Comment

  1. Gjarper ke pasur pseudonimin, e kjo nuk eshte rastesi sepse pseudonimin ta vene ata qe te kane nen yqem, dhe i tille do mbetesh, GJARPER. Por mos harro se SHQIPTARET kane ditur gjithmone ne te tilla situata ta vene GJARPRIN perballe AKREPIT! Qelbesire qe do hash vetveten……. Do marresh ne kurriz ti dhe te tute te gjitha gjynahet e shqiptareve kendej e andej kufirit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *