• |
ide | kryesore

Placido Domingo shtrohet në spital

Paparazzi, Slider



Plácido Domingo, është shtruar në një spital në Acapulco, Meksikë me komplikacione të shkaktuara nga koronavirusi. Lajmin e dha zëdhënësi i tenorit.

“Është mirë dhe kura po bën efekt,” tha zëdhënësi në një deklaratë për CNN. Javën e kaluar, Domingo njoftoi në Facebook se analiza për Covid-19 i rezultoi pozitive. Ai inkurajoi fansat të lajnë duart dhe të ndjekin rregullat e vendosura nga qeveritë përkatëse. “Së bashku mund ta luftojmë këtë virus dhe t’i japim fund krizës botërore. Shpresojmë t’i kthehemi normalitetit së shpejti,” shkruajti Domingo.

Vjet, tenori 79-vjeçar dha dorëheqjen nga posti i drejtorit gjeneral të Los Angeles Opera pasi u akuzua për ngacmim seksual. Edhe pse Domingo i mohoi aludimet, hetimi i pavarur i Los Angeles Opera zbuloi se dhjetë akuzat ishin të besueshme.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *