• |
ide | kryesore

Reagon policia: Gjobiten shoferë dhe këmbësorë, pensionistëve u ndalohet dalja nga shtëpia

Lajme, Të fundit



Policia thotë se vijojnë kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, janë evidentuar 8 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti.

Në të gjithë vendin, nga strukturat e Policisë janë ndëshkuar me masë administrative 10 mijë lekë, 157 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

Është ndëshkuar me masë administrative 500 mijë lekë, 1 shtetas, pasi është futur pa leje në ambientet e urgjencës mjekësore, për të parë familjarin e tij. Në të gjithë vendin janë konstatuar 7 njësi tregtie që nuk kanë zbatuar orarin e mbylljes dhe ndaj administratorëve është marrë masa administrative me 100 mijë lekë.

“Nga sot e në vazhdim nuk do të lejohet asnjë këmbësor të dalë për shëtitje, aktivitet sportiv apo për motive të tjera, përveç emergjencave mjekësore dhe atyre që shkojnë në punë, të cilët duhet të kenë me vete kartën e identitetit dhe vërtetimin e punës nga punëdhënësi.

Për të bërë pazar në qendrat urbane, një pjesëtar i familjes duhet të aplikojë në e-Albania apo në numrin falas 55155, për t’u pajisur me autorizim, ndërsa pensionistët nuk lejohen në mënyrë kategorike të dalin nga banesa.

Shërbimet e Policisë, nëse do konstatojnë këmbësorë me mungesë të email-it apo mesazhit konfirmues nga e-Albania, do të aplikojnë gjobat ndaj tyre. Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat kufizuese, për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. O Lapsi pse s beni nji shkrim
    Rreagon populli
    S punon asnje menyre e marrjes se lejes
    Skemi si te dalim per blerje
    Faleminderit

  2. Vetem kemi qene gjithmone Vetem ia kemi dale gjithmone E dime mire ndaj flasin e bejne si u do qejfi

    ” Ti” ke detyra Kaq Njeh vetveten merr masa Te qerohen te gjithe

    Zgjedhje cdo dy vjet Me ligj Do vjedhin me pak

  3. Futja pordhes o Llesh. Dje ne lagjen time gjate orarit te ndalimqarkullimit policet benin muhabet me kriminelin e lagjes dhe shoket e tij . Ne sy te te gjitheve ne mes te vendit pa pasur frike hic mos i shihte njeri, si per tu bere karshillik njerezve nermale qe rrine neper shpia. Ne fund i futen edhe nje te puthur. Masat e qeverise vlejne vetem per pensionistet e shkrete qe dalin te blejne buke e si bejne keq njeriu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *