• |
ide | kryesore

Sharon Stone vlerëson gjestin e 30 mjekëve dhe infermierëve në ndihmë të Italisë(Foto)

Paparazzi, Slider



Gjesti i Shqipërisë në shenjë ndihme ndaj Italisë ka marrë vëmendje nga shumë personazhe. Një ndër ta, është edhe Sharon Stone, e cila ka ndarë në InstaStory një foto të hershme të anijeve mbushur me shqiptarë, për të shkuar drejt vendit fqinj. Ajo e ka komentuar gjithë situatën aktuale, duke falenderuar vendin tonë për solidarizimin me Italinë. “30 vjet më parë Italia vendosi t’i ndihmonte. Sot, Shqipëria po dërgon mjekë e infermierë në ndihmë të Italisë. Faleminderit nga zemra Shqipëria”, ka shkruar ylli hollivudian, duke shprehur kështu gjithë mirënjohjen për gjestin e shqiptarëve. Një reagim që ndoshta nuk pritej, por ndihma e treguar ndaj vendit fqinj në këto momente të vështira duket se ka bërë bujë kudo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *