• |
ide | kryesore

Situata nga koronavirusi, vetëvritet ministri gjerman

Lajme, Të fundit

Ministri i Financave i shtetit gjerman të Hesse, Thomas Schäfer, dyshohet se është vetëvrarë. Kryeministri i shtetit Volker Bouffier është shprehur se një vendim të tillë ministri mund ta këtë marrë pasi ishte “thellësisht i shqetësuar” për mënyrën e trajtimit të pasojave ekonomike të koronavirusit.

Schäfer, 54-vjeç, u gjet i vdekur afër në shinat e trenit. “Jemi në shok të gjithë, ende nuk po mund të besojmë dhe mbi të gjitha jemi jashtëzakonisht të trishtuar”, tha Bouffier në një deklaratë.


Buffier, i cili ishte shumë i shqetësuar, kujtoi se Schäfer ishte zyrtari kryesor financiar i Hesse për 10 vjet dhe kishte punuar “ditë e natë” për të ndihmuar kompanitë dhe punëtorët të përballen me pasojat ekonomike të pandemisë.

“Sot duhet të supozojmë se ai ishte thellësisht i shqetësuar”, tha Bouffier, një aleat i ngushtë i kancelares Angela Merkel. Ashtu si Bouffier, Schaefer i përkiste partisë së qendrës së djathtë të CDU të Merkel./abcnews.al

6 Comments

  1. Kjo është jeta.
    Vret veten një tip si ky.
    Vazhdojnë jetën karrierristat virtual që nuhasin jashtëqitjet e njëri-tjetrit.
    Shajnë-shajnë-shajnë.
    mbi-jetojnë-mbijetojnë-mbi-jetojnë.
    me-dhembje.

    1. Ky E**A** eshte tipiku i te paaftit per te menduar me koke te vet. Ketij tani i duket e cuditshme dhe e turpshme pse nuk vrasin veten te gjithe ato qe nuk jane ministra, meqe ministri vrau veten. Meqe ministri eshte minister vetem ai ia di vleren jetes sipas ketij. Nderkohe ministri ne fakt u tregua u dobet, i paguximshem per te pranuar limitet e veta dhe te jepte doreheqjen. Jo, shkon e ben aktin me te papergjegjshem, vret veten duke tronditur, rritur panikun dhe perkeqesuar situaten. Nje njeri i dobet behet hero, nderkohe qe ato qe i rezistojne veshtiresive quhen plehra dhe duhet te vrasin veten. Nuk e di kush apo kur me ne fund do te ta mesoje qe cdo jete ka vlere. Mentalitet katundi te humbur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu