• |
ide | kryesore

Sulmi i ri i Lazios kundër Juventus: “Do titullin në xhep, që të mendojë për Champions”

Sport



Ditë e re, sulm i ri. Drejtori i komunikimit të Lazio, Arturo Diaconale, është kthyer për të disatën herë në këtë kampionat, të sulmojë në mënyrë direkte Juventus: “Duan titullin të sigurtë që ti dedikohen vetëm Champions”. Diaconale nuk ka kursyer as Ministrin e Sportit Spadafora: “Nuk njeh rolin e futbollit në ekonominë e vendit”.

Zëdhënësi i Lazio vazhdon ti besojë rrjeteve sociale refleksionet e tij mbi momentin e komplikuar të futbollit në përgjithësi, duke mos kursyer sulmet në lidhje me rifillimin e kampionatit ose jo. Në shënjestër Juventus e Inter, konkurentet direkte të Lazio për titullin, por në këtë rast Diaconale e kishte me bardhezinjtë: “Polemikat për të shpjeguar se interesimi i ligjshëm i Lazio për të përfunduar rregullisht kampionatin nuk lind nga pretendimi për të fituar titullin në tavolinë, por vetëm nga shpresa për të mundur ta bëjë në fushë e për të treguar si ky interes ka të njëjtën ligjshmëri si të atyre që duan të anullojnë kampionatin në vazhdim ose për të marrë titullin në tavolinë e të mund ti dedikohen vetëm Champions”.

Diaconale pastaj i është drejtuar Ministro Spadafora, duke e përcaktuar “të papërgjegjshëm”: “Polemikat janë ndaj një ministri të papërgjegjshëm që nuk njeh rolin e futbollit në ekonominë e vendit. Por mbi të gjitha polemikat për të ndaluar atë vulgaritet, politikisht korrekte, e fryt i interesave precizë që tentojnë ta veshin Lotiton jo si një sipërmarrës që ka ndërtuar në vite një shoqëri të shëndoshë e një shoqëri kompetitive, duke e rikuperuar nga një gjendje dramatike e të falimentuar, por një lloj djalli të futbollit kombëtar që i lejon vetes të vendoset krah të fuqishmëve për trashëgimi, e që për këtë do të shkojë në ferrin e rremë e hipokrit të të këqinjve të pretenduar”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *