• |
ide | kryesore

Thaçi takon ambasadorët dhe i dërgon një sinjal Kurtit: Kosova ka nevojë për…

Lajme, Të fundit



Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka takur mëngjesin e sotëm ambasadorët e QUNIT-it dhe atë të BE-së. Kreu i shtetit thotë se do të nisë konsultimet me partitë për rrugën që do të ndjekë.

“Pas votimit të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës, sot kisha një takim me ambasadorët e shteteve të Kuintit dhe me atë të BE-së. Ambasadorët i informova se gjatë kësaj jave do t’i fillojë konsultimet me të gjitha partitë parlamentare, për t’i marrë sugjerimet dhe këshillat e tyre se cilën rrugë duhet ndjekur, duke u bazuar në Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës.

Si President i Republikës së Kosovës do të vendosë për opsionin më të mirë për të dalë nga kjo situatë. Kosova ka nevojë për një qeveri që do të sjellë stabilitet, unitet sa më të madh politik e qytetar, që do të jetë gjithëpërfshirëse dhe e orientimit të qartë euroatlantik” – thotë Thaçi.

Një lëvizje të tillë të Presidentit, Vetëvendosje e konsideroi anti-kushtetuese pasi sipas saj parlamenti duhet të shpërndahet dhe vendi duhet të shkojë në zgjedhje sapo të kalojë situata e koronavirusit. ©LAPSI.al

Image may contain: one or more people, people sitting, table and indoor

Image may contain: 2 people, people sitting, table and indoor



8 Comments

  1. Thaçi është jo vetëm tradhëtar por dhe një idiot i lindur. Kosova e ka një qeveri dhe ajo duhet të qëndrojë derisa të bëhen zgjedhjet ashtu si qeveria Hajradinaj qëndroi derisa u krijua qeveria e re.
    Më vjen për të qesh kur kur shikoj Isa Mustafëne Haradinaj që takohen për të diskutuar për të marrë qeverisjen e Kosovës. Se njëri akuzonte Albini për heqjen e pjesëshme të taksës e tjetri e rrëzoi qeverinë dhe sepse nuk e hoqi taksën komplet.

  2. Albin mblidh rrobat dhe hajde ketej nga Tirana se na duhesh shume,sidomos tani qe virusi po ben kerdine.
    Aman hajde dhe na jep ca mend ose dergo Shkullakun si strateg te fshatareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *