• |
ide | kryesore

“Tigri im i shkëputi krahun një gruaje”: rrëfimi shokues i Mike Tyson dhe 250 mijë dollarët dëmshpërblim

Sport



Sa vlen një krah? 25 mijë dollarë, duke i qendruar dëmpërblimit në fjalë. Mike Tyson, gjatë një bisede me rapper amerikan Fat Joe, ka rrëfyer një tragjedi që ka parë të përfshihet fqinjën e tij të shtëpisë. Motivi është sulmi i tigrit të Bengalit, që ish-boksieri mban në shtëpi si kafshë shtëpiake, ndaj gruas që në këtë rast humbi krahun.

Ish-kampioni i botës ka “sqaruar” cështjen: “Nuk iku nga shtëpia, nuk shkoi kështu situata. Dikush ka kaluar rrethimin ku ndodhej tigri dhe nisi të luajë. Tigri nuk e njihte vajzën, ishte një aksident i shëmtuar. Por ishte ajo që u fut brenda pronës ku ndodhej tigri… kur pashë atë që i ndodhi i dhashë sidoqoftë 250 mijë dollarë… nuk mund ta besosh cfarë mund të bëjnë me mishin e njeriut, nuk e kisha idenë”.

Pastaj Tyson ka shtuar: “Isha i cmendur atëherë, nuk ka mënyrë për të zbutur kafshë të tilla 100%, nuk do të ndodhë kurrë. Të vrasin kur vjen rasti, nuk duan ndoshta as ta bëjnë, ndodh në moment. Janë shumë të fortë, sidomos kur luan fort me ata. Idea për të patur një? Isha në burg e flisja me një mik nga i cili bleva një makinë. I ati kishte tigra e luanë, një dy muaj më pas u ktheva në shtëpi e më dhuroi një këlysh…”



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *