• |
ide | kryesore

46 të vdekur nga koronavirusi në Greqi

Arkiva, Lajme, Të fundit



Në Greqi ka shkuar në 46 numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit. Autoritetet shëndetësore greke kanë bërë të ditur se mëngjesin e së martës humbën jetën 3 pacientë të cilët ishin prekur nga koronavirusi.

Viktimat janë një burrë 78-vjeçar, një grua 82-vjeçare dhe një grua tjetër 79-vjeçare. Pacientët vuanin edhe nga sëmundje të tjera shoqëruese, thanë zyrtarët grekë të shëndetësisë.

Deri tani, numri i personave të infektuar në Greqi me virusin COVID-19 është 1216. Pjesa më e madhe e rasteve janë në rajonin e kryeqytetit, përkatësisht 641 në Athinë.

Shumica e pacientëve të infektuar janë shtetas grek, thotë Ministria e Shëndetësisë, e cila sqaron se 66 janë qytetarë të huaj. Shumica e pacientëve të infektuar janë në grupmoshën 40-64 vjeç.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *