• |
ide | kryesore

Basha: Shqiptarët në hall, qeveria e ka mendjen te tenderët edhe në kohë pandemie

Lajme, Të fundit



Në një dalje publike para mediave kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha u bëri thirrje autoriteteve të shëndetësisë që të bëjmë sa më shumë testime, në mënyrë të tillë që të evidentohen rastet me COVID-19. Ai theksoi se kjo luftë kundër pandemisë, do të rezultonte e dështuar nëse nuk do të bëheshin testime masive.

“Falë masave të distancimit social, Shqipëria ia ka dalë që në këto 3 javë të mbajë në kontroll kurbën e infeksioneve të konfirmuara zyrtarisht. E cila është më e ulët se numri real i infeksioneve. Punën më të madhe dhe barrën e madhe, e kanë mbajtur qytetarët.

Ne si opozitë, PD, unë personalisht, kemi kërkuar nga autoritetet që masave kufizuese, t’i bashkëngjiten edhe masat lehtësuese” – tha Basha që kërkoi të merren masa urgjente për ata që janë në nevojë.

“Në radhë të parë për ata që kanë qenë në kushte të vështira dhe para shpërthimit të epidemisë. Po ashtu dhe për sipërmarrjet, për biznesin e vogël, fermerët, dhe punëdhënësit, të cilët janë gjetur të papërgatitur”, – tha Basha.

Ai kërkoi që të ndalen tenderat për qëllime që nuk shkojnë për luftën ndaj pandemisë.

“Është qesharake që këta në kohe pandemie bënë tender për qeleshe. Në një kohë që duhet të kishim sa më shumë mjete për mjeket qeveria ndau miliona për beton në rilindjen urbane. Këta edhe në këtë situatë duan të ndajnë thelat e tyre dhe milionat.

Biznesi që ka bërë punë mund të presë. Siç po presin qytetarët le të presin edhe pagesat e biznesit. Por kjo qeveri e ka mendjen te dhënia e tenderëve te klientët. Duhen anuluar koncesionet dhe paketa duhet të 3-fishohet që të ndihmojë të gjithë biznesin” – tha Basha. ©LAPSI.al



13 Comments

  1. Ne vend te organizosh antaret e pd qe te ndihmojne ata ne nevoje,ti perserit si nje papagall llapaQen te njejtat fjale si para nje muaji dhe sot,mblidhni lek nga antarsia dhe shperndajani atyre qe jane ne nevoje,por ti lulush flet nga vila e oligarkise dhe te duken te thjeshta

    1. Uauu. Rilinidiotet i kerkojne llogari opozites? Cfare guximi. Cfare trimash. Shih kur te dalin ne shesh me thirrjet : Luli ik.

  2. po ik mor i pa afte ti ske per tu bere kur kryeminister pse jep keshilla kot.. Ty te mban E Rama se i duhesh ti si i pa afte qe te mos kete konkurence…

  3. Po keta te lapsit pse na e nxjerrin kete loqe , qe te na acaroje nervat ?
    Ky eshte njeri i peshtire ( nese mund te quhet NJERI, me shume i ngjan LIGAVECIT)

    1. O lepurushe mos e mbaj ne goje ate gjene se do ngelesh me barre.
      Per atesine veshtire do ta kesh se “babai” se ka qejf atesine.

  4. Po perseris dy fjale”’ Ja kopuket e bijte e kuqaleve, ja kodoshet qe si larva qe ishin sot na jane bere neperka, ja te poshterit e kohes se demokracise qe shohin vetem vehten ne Olimp, e popullin qe zvarritet, e na dalin ne mbrojtje te kanibalt me te madh ndonjehere, ,,,te cmendurit Rama. E, sa per kulture, shkolla e Bashes, e merr zvarre shkollen e idiotit bojaxhi, por ju injorante te mafies e droges keshtu do flisni se ju mban ne sqetull kopuku si skifter per tu leshuar konder opozites.

  5. Koh ” pandemie” ?! ca thu o budall apo ca thot shefi gjat. ke ke frik se te rref po ja perdore fjalen ” luft”?!

  6. Edhe tu vdek e me nje pike fryme ne mushkri te jene ka*** do ti fitojme zgjedhjet.
    Komunizmi rrace k….

  7. O berati i stalinit e leninit ta mbash dhe fort bile por po te shtoj dhe Prasin e salihut qe ja futi tritanin fort dhe e ka pare tritanin kete kohe si pellet neper tv e bashes,ashtu do besh dhe ti neser,o berat nje kare e pate Fat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *