• |
ide | kryesore

Doli nga koma: Ajax i zgjidh kontratën Nouri

Sport



Ajax ka komunikuar zgjidhjen e kontratës me Abdelhak Nouri. Mesfushori i datëlindjes 1997 u zgjua nga koma pak ditë më parë, pas një viti, ashtu si bëri të ditur i vëllai Abderrahim, kur u shemb në fushë në korrik të 2017 për një aritmi kardiake. Gjendja e tij po përmirësohet por, si bën të ditur Telegraaf, Ajax vendosi ti prishë kontratën që përfundonte në 2020.

Nouri kishte një kontratë deri në fund të sezonit me Heshtarët, që parashikonte rinovimin për një tjetër vit nëse nuk kishte ndërhyrje nga palët. Ajax ka vendosur kështu të ndërpresë kontratën, duke u përpjekur të gjejë mënyra të tjera për të ndihmuar të riun gjatë rikuperimit të tij të gjatë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *