• |
ide | kryesore

Dua Lipa tërhiqet nga Twitter, ‘Më ka ndikuar negativisht’

Paparazzi, Slider



Dua Lipa ka marrë vendimin për të ‘braktisur’ Twitter për hir të shëndetit të saj mendor.

Këngëtarja tha se nuk ndihej mirë me veten pas kritikave në internet dhe e konsideroi rrjetin social njjë tokë ku kultivohet urrejtje. “Kritikat në internet të bëjnë të ndihesh sikur nuk je e mirë mjaftueshëm, kështu që u bëra nervoze. Twitter është një tokë për kultivim urrejtje dhe më ndaloi që të isha krenare për arritjet e mia,”- tha Dua. Ndërsa më pas ylli i popit shtoi: “Në vend të ndjeja diçka ishte e mahnitshme, më bëri të ndjeja se nuk ia vlente. Është turp i madh por ne duhet të mbrojmë shëndetin tonë mendor. Uroj që kompanitë e mediave sociale ta krijojnë hapësira më të sigurta.”

Dua gjithashtu u kërkoi fansave që të tërhiqen nga rrjeti social. “Ndoshta edhe ata vetë duhet të bëjnë hapa mbrapa nga mediat sociale. Këshilla ime për fansat që ndjejnë ankth është të bëjnë hapa mbrapa.



1 Comment

  1. Po deshe hapesire te sigurte mbyllu ne bodrum. Pastaj ti duhet te jesh me e lumtura se nxjerr miliona nga ato qe te shajne. Dreqi i kupton keta njerez

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *