• |
ide | kryesore

Historia e Ismailit, pompistit të benzinës në Vorë, që e çuan si infermier në Itali

Blog



Qazim Ismaili u bë, pa dëshirën e tij, personazhi kryesor i ditës. Ishte personazh edhe dje me një intervistë për Report Tv. Një intervstë që Dosja.al e publikoi, nisur nga mesazhi i solidaritetit dhe mirënjohjes, mesazh që u bë shumë i fortë me dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë në Itali. Prej dy ditësh, ushtria e vogël e shqiptarëve ka marrë duartrokitjet e gjithë botës, duke na bërë krenarë të gjithëve.

Prej publikimit të intervistës nisi gjithçka. Një mesazh privat që njoftonte se Qazimi ishte pompist në pikën më të madhe të karburantit të Vorës dhe kishte kryer një kurs infermierie disa vite më parë, por nuk kishte punuar asnjë ditë. Pas 16 orësh kërkime dhe verifikime, kur ishte e qartë se Qazim Ismaili, ishte pikërisht pompisti i Vorës, vendosëm ta publikojmë historinë.

Pati shumë diskutime përpara. A duhet bërë kjo tani kur të gjithë po krenohen me mjekët dhe infermierët?

Mund të paragjykoheshim politikisht, mund të sulmoheshim nga një shumicë që sheh te fasada e bukur zgjidhjen e halleve që fshihen pas saj, mund të sulmoheshim nga ata që i quajmë kolegët tanë, në ditët kur lajmet janë vetëm reklama produktesh politiko- kriminale, por vendosëm ta publikonim për hir të së vërtetës.

Shkurt kemi të bëjmë me një 56- vjeçar që nuk ka bërë asnjë gjë të keqe. Ka shkuar në Itali si infermier pasi e ka një licensë të tillë në kuadrin e ndihmës së Shqipërisë për Italinë.

Jo vullnetar siç po mundohen ta thonë disa media por me pagesë 3 mijë euro në muaj, pasi ka bërë aplikimin në portal. Nuk kishte nevojë të na kujtonte as Ministria dhe as Urdhëri i Infermierit që zotëria e ka një kualifikim, sepse e kemi thënë në lajmin e parë.

Problemi është tek fakti që Urdhëri i Infermierëve, megjithëse nën presion, nuk e fshehu dot. Qazim Ismaili nuk e ka ushtruar asnjëherë profesionin që nga licencimi në 2017. Rregullorja e këtij institucioni sqaron se të gjithë ata që janë të tërhequr nga profesioni për një kohë të gjatë, duhet të punojnë pa pagesë.

Fakti që eprori i tij në pikën e karburantit nuk mundi ta mohonte se deri në momentin që u nis në Itali ai punonte në pikën e karburantit. Më e qartë bëhet duke renditur faktet dhe kunderfaktet.

1.Ministria e Shëndetësisë nxori një dokument që tregonte se Qazim Ismaili kishte mbaruar Shkollën e Lartë të Infermierisë në 1993. Ky dokument ishte falsifikim i plotë së Shkolla e Lartë e Infermierisë ka filluar në 1994 dhe është quajtur e tillë në 1996. (mjaftoi një status i Klodian Tomorrit për të çmontuar përgënjeshtrimin e parë që u fut ilegal në mediat qokaxhie të qeverisë).

2.Pretendojnë se ka ushtruar profesionin e infermierit në Itali kur ka qenë emigrant. Kjo përgënjeshtrohet nga vet Ismaili që tha se nuk e ka ushtruar asnjëherë profesionin me licensë, por si vullnetar.

3. Nxjerrin dokumentin se ka mbaruar shkollën e mesme profesionale, para 30 vjetësh, ndërkohë që Ismaili vet tha se ka punuar privatisht dhe në mënyrë sporadike pa liçencë.

4.Thonë që nuk punonte dot infermier sepse nuk i dilte llogaria për të bërë rrugën Tiranë -Vorë. Ndërkohë që ai kishte aplikuar pasi kishte marrë licencen në 2017 dhe ishte gati për punë në çdo kohë por se punësoi askush në shtet.

5.Thonë që ka punuar në Spitalin Ushtarak dhe Spitalin numër 2 përpara se të ikte në emigracion, pra 24 vjet më parë. Edhe sikur kjo të jetë e vërtetë, 24 vjet shkëputje nga profesioni janë shumë.

Profesioni i Qazim Ismailit praktikisht ishte pompist. Fakti që nuk e kanë marrë infermier në spitale shtetërore apo edhe private afër Vorës, pavarësisht rrjedhjes së madhe të infermierëve, tregon që nuk e besonin. Të licencuar por të papranuar për të shërbyer në spitalet shqiptare në kohë të qetë, e çojnë në Itali në kohën e pandemisë. Direkt nga pika e karburantit.

Ky ishte qëllimi i publikimit. Që Kryeminisitri dhe Ministria e Shëndetësisë të çojnë për ndihmë një grup mjekësh dhe infermierësh që ta nderojnë mjekësinë Shqiptare, që ajo reklamë e gjestit të solidaritetit dhe humanizmit të mos jetë një mashtrim, një fasadë si ato që janë mësuar të na paraqesin ne këtu, që gabimi me infermierin – pompist ta korrigjonin duke e zëvendësuar.

Nuk po themi që duhet të tregojnë specialitetet e mjekëve që kanë çuar, përvojën e infermierëve të tjerë, apo shoqërimin e tyre me një letër konsensusi, miratimin e listës nga Këshilli i Profesorëve të QSUT, siç e kërkon rregulli. Mjafton të mos çojnë njerëz të pakualifikuar që mund të bëjnë dëme në të dyja anët e Adriatikut.

Enton Abilekaj/ Dosja.al



16 Comments

  1. E vendos entoni budallai monikes se kush ben si infermier e kush sben. Te nxori diplomen i biri botes, qepe gojen

  2. Ore kur ky zoteria ka diplome infermieri, atehere cfare p….. e motres tuaj kerkoni ? Edhe sikur te mos kishte diplome duhet te rrini urte se na turperuat or maskarenj.
    Sa zemerzi paskeni qene mori Zoti ju poshterofte.

    1. Imagjino logjiken perverse edhe sikur mos te ket diplom mos e thoni se jeni zemerzi dmth ai atje te bej dem shendetit qenka zemermiresi ; as enveri sdo mendonte keshtu ; dhe bashke me pupun besojn se te ne nuk ka fallsifikime ?????

      1. Llogjike perverse vetem nje lsi-st i qelbur, sic po duket qe edhe ju jeni pjese e saj, perdor ore maskara.

        Te nxori diplomen e infermierit burri i huaj, qepeni gojen. E provuat autenticitetin e saj ju qelbesira qe dilni e lihni lart e poshte? Apo nuk u ngopet duke hedhur balte mbi nje komb per qellime personale ?

  3. More popupu leshi, ky thotë që diploma ëahtë falsifikim. Edhe nëse e zëmë ka mbaruar shkollën në 1993, nuk ka punuar si infermier të paktën 10 vitet e fundit por si pompist në karbuarant. Pastaj unë që kur e dëgjova këtë histori në TV nuk e besova të kishte punuar infermier në Itali dhe u kthye sepse ju plagos vajza.

  4. “Germo Tare germo se qenin e ngordhur do gjesh”keshtu jeni bere dhe ju te lapsit,ne nje kohe qe ne gjithe boten po ben jehone gjesti i Shqiperise,ju mundoheni me çdo kusht ta zhvlersoni ate me lloj lloj idiotlliqesh edhe sikur mos te kete pervojen e duhur personi ne fjale nuk perben problem,pasi ne Itali momentalisht kane nevoje edhe per njerez qe tju çojne nje gote uje,keshtuqe edhe ky person do japi kontributin e vet modest sipas mundesise dhe aftesise qe zoteron dhe ne fund sa me shume e shani Ramen aq me shume e largoni opoziten nga pushteti…

  5. po mire mo ke do conin. rama vetem nje diplom ka per eksport malli. dhe meqe e ka mbyt italine me mall cou pompistin ti sheroje ata qe km ka semur e ka shkatru me ols e saje qorrin me mall. kushedi cfare kane pasur dhe nen rroba kozmonatet e gertes.

  6. Finalja:
    Nese qeveria Italiane ja njeh dipllomen dhe pranon qe ai te sherbeje si inermier ne spitalet e Italise ju te Lapsit CFARE MUTI KERKONI!?

  7. Finalja:
    Nese qeveria Italiane ja njeh dipllomen dhe pranon qe ai te sherbeje si infermier ne spitalet e Italise ju te Lapsit CFARE MUTI KERKONI!?

  8. Te mos ishte edi rama ne fuqi e te ndodhte kjo te shkonin ne kulmin e epidemise personel mjeksor per ndihme diku tjeter kur ti vete s’ke ku te te kapi qeni, o nene o nene c’do ndodhte. Zoti i ndihmovte shqiptaret.

  9. Lexoni komentete ketu,dhe kujtoni Konicen,qe i shante shqiptaret (perfshirer edhe vehten e tij).C’fare uji i ke dhene gomarit? te ftohte-e paske ftohur,,,,,jo,jo,te ngrohte-e paske djegur gomarin……..Apo jo,shahisti i madh dhe Mentori i Nazarkove…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *