• |
ide | kryesore

Igli Tare nuk heq dorë: “Sezoni duhet të mbarojë për respekt të të vdekurve”

F1, Sport



Në pritje të kuptohet nëse e kur Serie A do të kthehet në fushë, Lazio forcon pozicionin e saj qartësisht në favor të rifillimit të kampionatit. “Sezoni duhet të cohet deri në fund – ka shpjeguar drejtori sportiv bardhekaltër Igli Tare për kanalin gjerman ‘Sport1’ -. Kampionati duhet të shkojë përpara në respekt të të vdekurve e të gjithë tifozëve”. “Kohët nuk janë pjekur ende për të vendosur anullimin – ka shtuar ai -. Numri i njerëzve të infektuar po zvogëlohet e të ndërpresësh sezonin do të ishte e padrejtë”.

Për Lazion, kampionati duhet të mbyllet për respekt të atyre që humbën jetën në betejën e vështirë kundër koronavirus. Por jo vetëm. Në lojë, në fakt, janë edhe interesa ekonomikë shumë të rëndësishëm. Për drejtuesin shqiptar, impakti i një mbyllje të parakohshme të sezonit do të ishte shkatërrues për llogaritë e klubeve e do të rrezikonte ta conte sistemin e futbollit në kolaps. “Për futbollin italian të ndalonte tani do të ishte një shkatërrim – ka shpjeguar Tare -. Do të mundohemi të evitojmë që kjo të ndodhë, me të gjithë forcat tona”. “Në futbollin italian më shumë se 75% të klubeve e financon buxhetin e tij përmes të drejtave TV, nëse këto të ardhura nuk do të jenë, do mbërrinim në kolaps”, shtoi drejtuesi bardhekaltër, duke i vënë të gjithë në alarm mbi këtë skenar të mundshëm.

Në anën tjetër tek Lazio edhe lojtarët janë gati të kthehen në fushë. “Do të donim të ktheheshim në normalitet e kjo do të thotë edhe të stërvitemi – vazhdoi Tare -. Lojtarët nuk presin tjetër gjë, por momentin kur gjithcka të bëhet normale edhe brenda klubit.” “Në këtë pikë duhet rigjetur ngadalë forma e të dalim nga ky moment horror sa më shpejt të jetë e mundur”, përfundoi drejtori shqiptar.



1 Comment

  1. E je ne terezi ti shoku se ju sponsorizon Rama ty dhe vellezrit e tu qe jeni bete bejlere sidomos yt vella me lehe ndertimi e toka te blera pafund nga Saranda ne Razem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *