• |
ide | kryesore

Infektohet me covid-19 një tjetër zyrtar i Komitetit të Ministrisë së Shëndetësisë

Lajme, Të fundit



Një tjetër përfaqësues i Komitetit pranë Ministrisë së Shëndetësisë preket nga koronavirusi. Mësohet se nga virusi është infektuar mjeku Andi Koraqi. Sipas mediave ai është shefi i Laboratorit te Mikrobiologjisë në QSUT.

I pari zyrtar i prekur nga koronavirusi ishte kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, i cili e ndau edhe publiksht lajmin përmes një njoftimi në rrjetin social, duke treguar edhe detaje nga sëmundja.

Me pas një tjetër përfaqësuese e Task Forces se Ministrisë së Shëndetësisë rezultoi e prekur nga koronavurisi. Me rastin e sotëm numri i te prekurve nga zyrtarët e ministrisë shkoi në 3.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *