• |
ide | kryesore

Ish kryeministri Renzi lëshon alarmin: Po vazhdoi kështu, Italia do përmbytet nga protestat dhe trazirat

-Instant, Lajme, Të fundit



Shkollat dhe fabrikat duhen të rihapen pas Pashkëve sepse përndryshe Italia rrezikon të shkojë drejt protestave masive dhe trazirave. Ky ka qenë alarmi i ish-kryeministrit të  vendit, Matteo Renzi, sot drejtuesi i partisë “Italia Viva”. Njeriu që drejtoi vendin nga viti 2014 deri në 2016 si lider i se majtës, bëri thirrje që fabrikat të rihapen pas Pashkëve dhe që miliona fëmijë të kthehen në klasa më 4 maj për të lehtësuar presionin ndaj familjeve të goditura fort dhe ekonomisë.

“Italia nuk mund të shkojë në letargji për një muaj tjetër, sepse kështu ndizet revolta sociale,” tha ai. ‘Ballkonet së shpejti do të shndërrohen në shigjeta; këngët e shpresës, në protesta të dëshpëruara. ‘

Por propozimet alarmiste te Renzit janë kundërshtuar nga ekspertët e shëndetit publik. Ata hodhën poshtë deklaratat e tij, duke këmbëngulur se është ende shumë herët të flasim për kufizime relaksuese drakoniane që kanë shkaktuar mbylljen e bizneseve dhe ndalimin e njerëzve për të dalë nga shtëpitë.



5 Comments

  1. Po ky eshte shoku rampalles, apo ke harruar , e ndihmoj per te fshehur kultivimin e droges gjate 2014-2016, si harroni keshtu . Ishte Raporti GF per lufta ndaj droges nje histori suksesi , foli ene Lu- ja, u shkaterruan 99.8% e siperfaqes se mbjell ne keto vite. Mos i harroni shoket o ripjellsa apo kaluva limin te q… fsha kali turp keshtu. Suksese ne jet

  2. Ky eshte shoku i rrumpalles si dhe thaqi por jeta duhet te vazhdoj normalisht. Mund te jete qelbesir sa te doje po e gjith europa duhet te vere ekonomine ne pun me kapacitet te plot. ndryshe pasojat do ti ken shum te renda dhe afatgjata.madje ekonomia duhet te leviz menjeher. gjermania e para italia e dyta e gjith me radh.

  3. Miku i Ramës, rensi ka thënë një të vërtetë që ai duhet ta mbledhë mëndjen se pas kësaj epidemie, do të fillojë një “epidemi” tjetër më e madhe e protestave kundër qeverive të pa përgjegjëshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *