• |
ide | kryesore

Kompania amerikane: Vaksina e Covid-19 është gati në janar 2021

Arkiva, Planet, Të fundit



Johnson&Johnson njoftoi të hënën se janë bërë përparime në kërkimin e vaksinës për të parandaluar Covid-19, sëmundjen pneumonike të shkaktuar nga koronavirusi. Sipas kompanisë vaksina mund të jetë gati në fillim të vitit 2021. Në shkurt Johnson & Johnson pati thënë se priste që provat për vaksinën të fillonin pas 8-12 muave. Por dje kompania tha se po punon me urgjencë për ta bërë vaksinën të disponueshme për të gjithë në fillim të vitit të ardhshëm.

Kompania tha gjithashtu se ka përzgjedhur edhe dy variante rezervë në rast se vaksina e parë nuk funksionon. Kompania tha se nëse vaksina rezulton e suksesshme, do të jetë e përballueshme pasi do të shitet mbi baza jo-fitimprurëse. “Bota po përballet me një krizë urgjente të shëndetit publik dhe ne jemi të përkushtuar të bëjmë pjesën tonë për një vaksinë COVID-19 të disponueshme dhe të përballueshme globalisht sa më shpejt të jetë e mundur,” tha Alex Gorsky, shefi ekzekutiv i Johnson&Johnson.

Johnson & Johnson është njëra nga shumë kompani që po punojnë për një vaksinë për Covid-19, e bërë tashmë sëmundje globale. Moderna Inc. ka filluar testimet në njerëz për një vaksinë që përdor një qasje të re të mbështetur në ARN-në e virusit, duke prodhuar një antitrup gjenetik. Sanofi, një kompani franceze bioteknike, po punon me një qasje të ngjashme. Faza e parë e testimit përfshin ekzaminimet nëse vaksina eksperimentale krijon imunet tek pacientët dhe nëse a shkakton apo jo efekte të tjera anësore.

Johnson&Johnson tha se po përpiqet të shkallëzojë aftësitë e saj globale të prodhimit për të bërë më shumë se 1 miliard doza të vaksinës Covid-19 deri në fund të vitit të ardhshëm. Qeveria federale amerikane dhe Johnson & Johnson po investojnë më shumë se 1 miliard dollarë për këtë vaksinë, një bast i madh që synon të materializohet në një laborator të Beth Israel Deaconess Center. /WSJ



2 Comments

  1. Nese kjo rezulton e sakte, po te kishte filluar puna qe ne nentor vaksina do ishte gati ne qershor apo korrik. Kur te behet bilanci perfundimtar do mund te thuhet pa frike qe Partia Komuniste e Kines vrau te pakten qindra-mijera njerez dhe shkaterroi biznese e jete. Si mund te mos paguaje? Do ishte cmenduri.

  2. Hesapet do behen kur te mbaroje lufta Neri. Ne amerike kane filluar levizjet per te paditur qeverine kineze mbeshtetur ne legjislacionin amerikan. Jo me kot Trump e quan virusi Kinez dhe jo COVID 19

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *