• |
ide | kryesore

Koronavirus, “plani Marshall” i Fifa-s: “Ndihmë financiare futbollit

Sport



Në kohën kur emergjenca koronavirus ka shpërthyer në gjithë botën, Fifa nxiton të ndihmojë botën e futbollit. Sipas asaj që bën të ditur një zëdhënës i qeverisë botërore të futbollit, konfederata ndërkombëtare ka gati për veprim një lloj plani Marshall për të ndihmuar klubet të përballojnë ekonomikisht ndalësën e të gjithë kompeticioneve. “Konfirmojmë se Fifa po punon për mundësinë për të furnizuar asistencë për komunitetin e futbollit të të gjithë botës- ka nënvizuar Fifa – pasi kanë bërë një vlerësim global të impaktit financiar që kjo pandemi do të ketë mbi futbollin”. Në arkat e Fifa-s, sipas bilancit të fundit, janë gati miliona euro për tu përdorur për emergjencën.

Për momentin nuk janë bërë ende të ditur detajet e planit, por shumë shpejt do të mësohet më shumë. Pasi ka analizuar situatën, Fifa duket se ka vendosur të dëgjojë apelin që në botën e futbollit vjen në shumë anë. Si nga klubet, ashtu dhe nga lojtarët. Në ditët e kaluara, në një artikull të Neë York Times ishte folur për një fond special për emergjencën prej qindra milionë dollarë.

E pikërisht kjo mund të jetë zgjedhja e drejtuesve të futbollit botëror për të ndihmuar konkretisht shoqëritë të përballojnë problemet financiare të lidhura me mungesën e të ardhurave për shkak të të drejtave televizive, atyre nga biletat apo sponsorizimet. Edhe Fifa po lëviz kundër emergjencës koronavirus.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *