• |
ide | kryesore

Letra e lamtumirës e Meghan dhe Harry-t për familjen mbretërore

Paparazzi, Slider



Sot është dita e fundit e Meghan Markle dhe Princ Harry si anëtarë të familjes mbretërore. Duka dhe Dukesha e Sussex largohen sot zyrtarisht nga familja mbretërore britanike.

Por para largimit të tyre kanë dhënë një mesazh për ndjekësit në rrjetin e tyre social Instagram ku u shprehën se të gjithë kanë potencialin dhe mundësinë për të. Princi Harry dhe Meghan do të tërhiqen nga detyrat mbretërore që nga 31 marsi për të krijuar pavarësinë e tyre financiare.

Në postim ata thanë se pavarësisht se njerëzt nuk arrijnë ta shohin ata vazhdojnëtë bëjnë bamirësi. Ata e përshkruan botën si jashtëzakonisht të brishtë dhe u bënë thirrje njerëze të ndihmojnë njëri-tjetrin për ta bërë një vend më të mirë.

“Ajo që është e rëndësishme tani është shëndeti dhe mirëqenia e të gjithëve në mbarë botën dhe gjetja e një zgjidhje për shumë probleme që kanë ardhur si rezultat i koronavirusit,”- tha Duka dhe Dukesha. Ndërsa shtuan: “Ndërkohë që të gjithë gjejmë pjesën që duhet të luajmë në këtë ndryshim gobal, ndryshim të zakoneve të përditshme, ne po përqëndrohemi në këtë kapitull të ri për të kuptuar sesi mund të kontribuojmë më së miri.” Gjithashtu falenderuan të gjithë njerëzit për mbështetjen e tyre.

Meghan dhe Harry janë zhvendosur në Los Angeles me djalin e tyre Archie dhe do rinisin jetën e tyre aty larg mbretërisë



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *