• |
ide | kryesore

Me shapka, i dehur, Grealish bën copë makinat e parkuara: kishte postuar thirrjen ‘qendroni në shtëpi’

Sport



Jack Grealish nuk zhgënjen kurrë: talent i jashtëzakonshëm, por karakter i pa administrueshëm. Këtë herë kapiteni i Aston Villa është përfshirë në një aksident rrugor, shkaktuar nga një bniveli alkoli përtej normave të lejuara. Në tabloidin “Sun” janë publikuar imazhet e makinës së tij Range Rover prej 80mijë sterlina të braktisur në një trotuar, me dëme të mëdha të pësuara pas një përplasje me makina të tjera të parkuara e me një unazë hekuri, në afërsi të një agjensie imobiliare.

Grealish vinte nga një festë, pavarësisht ndalimeve që kishte bërë qeveria angleze për të shkuar në lokale në kulmin e emergjencës koronavirus. E pikërisht ai, vetëm pak orë më parë, kishte postuar në rrjetet sociale një ftesë për të qendruar në shtëpi…

Futbollisti i Aston Villa është filmuar me shapka pranë makinës së tij nga një prej banorëve, të zgjuar nga zhurma e përplasjes. Një prej tyre komentoi edhe ngjarjen: “Festa vazhdoi gjithë natën. Ishte e padurueshme. Pas orës 8, zhurma e përplasjes u dëgjua në të gjithë apartamentet. Grealish ishte në këmbë pranë makinës, dukej që lëkundej e konfuz”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *