• |
ide | kryesore

Messi në versionin Che Guevara: krahasimi i L’Equipe bën xhiron e botës

Sport



Me komunikimin e shkurtimit të pagave të Barcelonës, njoftuar nga Lionel Messi, ka nisur zyrtarisht një polemikë e re mes lojtarëve katalanas e drejtuesve të klubit. Kapiteni në fakt ka marrë pozicionin e vendosur kundër drejtuesve, aq sa të fitojë krahasimin me Che Guevara në faqen e parë të të përditshmes franceze L’Equipe. Fytyra e Pleshtit është transformuar në atë të ikonës së revolucionit kuban, duke parë se argjentinasi me deklaratat e tij ka marrë rolin e liderit të dhimave të zhveshjes së Barcelonës në “revoltën” kundër shoqërisë.

Së bashku me njoftimin për reduktimin e rrogave nga ana e lojtarëve, Messi ka sulmuar ashpër edhe drejtuesit e klubit katalanas, si shpjegon L’Equipe: “I aprovuar të hënën për shkak të pandemisë së koronavirus, ulja e pagave ka qenë edhe motivi i një konfrontimi të ri mes drejtuesve të Barça e lojtarëve, të udhëhequr nga Messi. Ata pretendojnë se kanë pranuar menjëherë këtë masë e kanë kritikuar mënyrën e komunikimit të klubit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *