• |
ide | kryesore

Mjeku i ISHP: Shqipëria e arriti kulmin, mund të hiqen disa kufizime

Lajme, Të fundit



Epidemiologu i ISHP-së Dritan Ulqinaku thotë se tashmë ka ardhur koha që në Shqipëri të ulen masat e ndërmarra dhe të dalim nga izolimi. Në një lidhje me ABC News, Ulqinaku u shpreh se me ritmet e deri tanishme të kurbës së të infektuarve vendi ynë mund ta ketë kaluar pikun e pandemisë së koronavirusit.

“Shifrat janë të pranueshme tashmë na ka dalë frika se mund të kemi një pikë. Ka gati 10 ditë që tashmë kemi një rritje graduale të numrit të personave të infektuar që ka shkuar nga 10 deri në 20 raste në ditë me një % të vogël të rasteve që kanë kërkuar hospitalizim. Problemi për mua është se ne duhet të fillojmë ti çmontojmë masat, por patjetër duke respektuar distancimin social. Unë mendoj se është momenti se ka ardhur koha për ta menduar zbritjen e këtyre masave drastike. Pasi frika e rëndimit të sistemit shëndetësor mendoj se ka kaluar” – tha mjeku.

Ulqinaku u shpreh se tashmë mendon se është momenti që të fillojë dhe ulja e masave në mënyrë graduale pasi kjo do të ndihmojë që sistemi mjekësor ta ketë më të menaxhueshme situatën e rasteve me koronavirus. Ai ka theksuar ndër të tjera se fatmirësisht falë masave të marra dhe respektimit të tyre numri i rasteve të infektimit dhe jetëve të humbura është brenda kufirit të menaxhueshëm.

“Unë mendoj se nëse vazhdojnë këto masa ne e kemi arritur kulmin, por nëse vijojmë të zbresim ne duhet të jemi të kujdesshëm. Zbutja e masave duhet të na bëjë të kujdesshëm, çdo masë që ne do të heqim. Lirimi i një afati përshembull deri në orën 16:00 duhet të na bëjë që të shikojmë me kujdes shifrat epimidiologjike.

Nëse fillojmë kështu mendoj se piku është arritur. E vetmja frikë është se lirimi i menjëhershëm mund të kemi një problem, duhet të jemi të kujdesshëm, por nëse vazhdojmë kështu për mua piku është arritur. Nuk besoj se vendimi do të jetë i menjëhershëm, unë mendoj se çdo gjë duhet të fillojë graduale që në mënyrë të paktën të shkojmë me këtë ritëm deri në fund të prillit” – thotë mjeku.



9 Comments

  1. Por Partija jone Heroike pa breke ne bythe nuk mund ta lere virusin revizionist t’i kaloje nen mustaqe.
    Ne bar hamë dhe parimet e izolimit nuk i shkelim.
    Sidokos tani nuk hame fot as bar, se eshte me leke, por propaganda merobaziste, kolapalliste, bulloniste dhe blushiste eshte pa NJ leke dhe eshte nje vakt i kendshem per stomaqet bosh te shqiptareve te ngrate!
    Na duhet izolimi, or ti shoku toktorr

  2. Rrofsh doktor, po e ke marr lejen e shefave për t’i thënë keto fjalë për hapjen graduale?! Se këta të heqin nga puna dhe të marrin liçensën kur flet gjëra të pa-aprovuara nga mafia mjeksore. Komplimente për guximin!

    #Virusi-eshte-loja
    #Hapni-syte-se-po-ja-u-fusin

  3. Ngamuti Kristaq Paniku,
    nga menyra si i shpreh mendimet dhe gabimet ortografike qe ben ke nevoje urgjente per vizite tek psikologu. Sa me shpejte! Mos humb kohe!

  4. Edvini po mendon ta shtyje edhe per vitin tjeter !E gjithe dynjaja u ndje e keqardhur per termetin,me besoni nese ka zot!E gjithe banda e tij dhe vete kreu i saj jane gezuar pafund !Shtyjne pushtetin dhe shtojne vjedhjet nepermjet parave dhe donacioneve qe bota dha !Po pse nuk kishte,nuk ka tjeter Patira Socialiste,ne fakt siçiliste te vendose minister perveç arben ahmetaj?Hajdut i kalibrit nderkombetar,i pafytyre fare,u gezuan shqiptaret e leshte(ata qe e kane votur edvin ramen) qe e hoqi nga qeveria dhe parate,prape e ktheu !Dhe tani hajdutit i ka alokuar fondet kryehajduti edvin, per perballimin e Covid 19,e gezimi i nje te semuri per fatkeqesine vazhdon,vjedhja e taksave te shqiptareve me ritme te larta dhe opozita qe mendon se ka perballe nje njeri normal,gabon rende !
    Duhet goditur papushim nje monster qe nuk ka dine e imane,si edvin rama ?!Me te gjitha mjetet dhe asnje sekonde pushim,nuk eshte njeri,eshte perbindesh – monster !

  5. Po ne SHqiperi sa ka filluar sa shpejt arriti kulmin? Italia ishte disa jave para nesh dhe nuk thote akoma me saktesi qe ka rritur kulmin ndersa ti ben nje deklarate te tille. Te shohim se po doli ndryshe si qeni ne vresht do ikesh

  6. Edhe une qe sjam i fushes o mut mjek duke degjuar infot qe jepen thuhet se nuk eshte arritur piku por duhen 2-3 jave te pakten. Tani si ka mundesi qe edhe ju sinprofesioniste ken dopiostandarte? Po lereni partine njeherr o morra se jeta eshte 1.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *