• |
ide | kryesore

Princi Charles del nga vetë-karantinimi

Paparazzi, Slider



Princi Charles u lejua sot të dilte nga vetë-karantinimi, vetëm nja javë pasi rezultoi pozitiv nga koronavirusi. Sipas asaj që raportohet nga pallati mbretëor, 71-vjeçari është në gjendje të mirë shëndetësore.. Princi i Wales-it dhe njëkohësisht trashëgimtar i fronit të Mbretërisë së Bashkuar, shfaqi disa simptoma të lehta virusit, megjithatë gjendja e tij ishte e mirë përgjatë kësaj kohe.

Charles u ndje i sëmurë në datën 21 mars, ditë kur kishte mbaruar vizitat dhe detyrat e tij mbretërore dhe ditën tjetër udhëtoi për në Skoci, në rezidencën e tij në Gloucestershire, aty ku u vetë-karantinua pasi rezultoi pozitiv. Ndërkohë bashkëshortja e tij, Dukesha Camilla, nuk është prekur nga Koronavirusi, megjithatë do të vazhdojë të qëndrojë e izoluar deri në fund të kësaj jave.

Princi i kurorës britanike ndoqi këshillën e stafit të tij mjekësor dhe qëndroi i mbyllur vetëm 7 ditë, kjo vetëm për arsyen se ai simptomat kishte filluar t’i shfaqte më herët. Për ata që bashkëjetojnë me dikë që është prekur nga virusi, këshillohet të qëndrojnë në izolim të paktën 14 ditë sepse simptomat ndonjëherë mund të shfaqen më vonë. Charles tani do lejohet të udhëtojë dhe të realizojë takimet e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *