• |
ide | kryesore

VIDEO/ Thyen rregullat e daljes nga shtëpia, policia gjobit mbi 300 persona në 24 orë

Lajme, Të fundit



Policia thotë se vijojnë kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, janë evidentuar 18 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti.

Në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit, nga strukturat e Policisë janë ndëshkuar me gjobë 10 mijë lekë, 81 persona, të cilët kishin dalë pa ndonjë arsye për të lëvizur gjatë paradites dhe kanë kundërshtuar urdhrin e punonjësit të Policisë për të hyrë në banesë, si dhe 200 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, në orët e pasdites, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

Është ndëshkuar me masë administrative 700 mijë lekë, 1 shtetas, pasi është kthyer nga një vend i prekur nga COVID-19 dhe nuk është gjetur në ambientet e banesës së tij, gjatë kontrollit të bërë nga punonjësit e Policisë. Strukturat e Policisë në të gjithë vendin kanë vijuar çdo ditë kontrollet në banesat e shtetasve të vetëkarantinuar dhe vetëm gjatë ditës së djeshme janë kontrolluar 302 shtetas.

Në të gjithë vendin janë konstatuar 7 njësi tregtie që nuk kanë zbatuar orarin e mbylljes. Policia apelon për qytetarët se edhe në ditët në vazhdim nuk do të lejohet asnjë këmbësor të dalë për shëtitje, aktivitet sportiv apo për motive të tjera, përveç emergjencave mjekësore dhe atyre që shkojnë në punë, të cilët duhet të kenë me vete kartën e identitetit dhe vërtetimin e punës nga punëdhënësi.

“Për të bërë pazar në qendrat urbane, një pjesëtar i familjes duhet të aplikojë në e-Albania apo në numrin falas 55155, për t’u pajisur me autorizim, ndërsa pensionistët nuk lejohen në mënyrë kategorike të dalin nga banesa.

Shërbimet e Policisë, nëse do konstatojnë këmbësorë me mungesë të email-it apo mesazhit konfirmues nga e-Albania, do të aplikojnë gjobat ndaj tyre. Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat kufizuese, për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al



10 Comments

    1. Merrini te gjitha gjobat dhe cojani tek BUNKERI ne SURREL, PERBINDESHIT GJOBVENES, aty ku ai ruan miliarda €, flori, bizhuteri etj, te vjedhura nga taksat (me te larta ne planet, qe paguajme, per momentin, VAMPIRI, nuk ka gjetur menyren qe te na taksoje ajrin qe thithim), ppp, koncesionet, rryshfetet, korrupsioni, krimi, droga, prostitucioni etj.
      Nese ti i gjobitur je; i pa pune, pencionist, i pa shprese, hallexhi, pabukes (sic ka deshire te te ofendojne PERBINDESHI dhe BANDA) dhe nuk kane se cfare te te marrin me, nuk kane se cfare te te grabisin, pervec shpirtit, atehere jepia edhe ate dhe shpeto se s’ka c’te duhet, me mire nje fund i tmershem sesa tmerr pafund!

      1. Mund t’a thuash në mënyrë figurative marrjen e shpirtit, por keta satanikë pikërisht atë duan, te bëhen pronarë te shpirtrave tanë. Hapni sytë, situata është shumë shumë serioze në të *gjithë* botën.

  1. O-police -dhijare-a e degjoni -kumandare-qe del ne televizion dhe thote;u kerkojme ndjese se keto dy dite nuk ka fuksionuar- port-halja-Shqiperia qe duam se ka patur jo kordinim te mire me kompanite celulare dh nuk duhet te mbushni gjobaku eshte e vlevshme dhe per sot dt.31.3.2020.-Pale kishte disa pederast mavi qe shkruanin se nuk dini te aplikoni.O rrace e poster mos hani mut kot o rob qire se ja u nxjerr vete te pa larat I droguari jua.

  2. O-police -dhijare-a e degjoni -kumandare-qe del ne televizion dhe thote;u kerkojme ndjese se keto dy dite nuk ka fuksionuar- port-halja-Shqiperia qe duam se ka patur jo kordinim te mire me kompanite celulare dh nuk duhet te mbushni gjobaku eshte e vlevshme dhe per sot dt.31.3.2020.-Pale kishte disa pederast mavi qe shkruanin se nuk dini te aplikoni.O rrace e poshter mos hani mut kot o rob qire se ja u nxjerr vete te pa larat I droguari ijuaj.

  3. Merrini te gjitha gjobat dhe cojani tek BUNKERI ne SURREL, PERBINDESHIT GJOBVENES, aty ku ai ruan miliarda €, flori, bizhuteri etj, te vjedhura nga taksat (me te larta ne planet, qe paguajme, per momentin, VAMPIRI, nuk ka gjetur menyren qe te na taksoje ajrin qe thithim), ppp, koncesionet, rryshfetet, korrupsioni, krimi, droga, prostitucioni etj.
    Nese ti i gjobitur je; i pa pune, pencionist, i pa shprese, hallexhi, pabukes (sic ka deshire te te ofendojne PERBINDESHI dhe BANDA) dhe nuk kane se cfare te te marrin me, nuk kane se cfare te te grabisin, pervec shpirtit, atehere jepia edhe ate dhe shpeto se s’ka c’te duhet, me mire nje fund i tmershem sesa tmerr pafund!

  4. Bravo Policia – shtetit i duhen leke per te kommpensuar ato pak biznese – 1/3 – te vogla qe do te marrin ne maj demshperblimin e priliit, nese nuk e kane hapur qepenin te pakten dhjete sekonda ne muaj!

  5. Me militante te degjeneruar socialiste-rilindas pak jane ?!Te vesh gjobe pse kane thyer masat e kufizimit te orareve te vendosura nga nje i semure i shpelles se Surrelit nuk ka me krim !Dhe kujt i vihen keto ?!E ka arken e shtetit bosh plehra,pasi ua ka mbushur mire e vazhdon edhe tani xhepat miqve te tij dhe pangopshmerise qe ka vete edvin i semuri !E kani pare njerez qe deliron psikopati edvin te ve masa e gjoba,te ua ben me te mundimshme e te lodhshme jeten shqiptareve ?!Sikur eshte ne gjendje orgazme te sheh qe vuajne per buken e gojes,te stresuar e te munduar popullin e ketij vendi !?I gezohet egos se tij,mendjes prej nje te semuri rende shume !!!Per ata qe e kane respektuar kete lloj monstre aspak meshire nuk me vjen ne mendje,aspak por per pjesen tjeter qe e dinin qe kishin te bejne me nje hajdut,pervers,rrugaç,mashtrues,shpirtlig,bullist,maskara e bir bushtre me njeqind vese nuk ka dhe aq problem !!!Ata e kane pasur e do ta kene perballe nje monster e bir monstre !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *