• |
ide | kryesore

Warner Bros hap dyert e studios ku u xhirua Harry Potter

Paparazzi, Slider



Fansat e Harry Potter e dinë shumë mirë se Slytherin është shtëpia që ka nxjerrë disa nga magjistarët më të mëdhenjë dhe të këqinjë të të gjitha kohërave. Por tani, disa nga sekretet e errëta do të zbulohen, pasi studioja e Warner Bros që ka shërbyer si skenë e saj tashmë ka hapur dyert për vizitorët. Ndryshe nga Harry dhe shokët e tij, nuk do të keni nevojë të pini një ilaç çudibërës që të futeni aty.

Dhoma jeshile dhe e argjendtë është e hapur dhe të gjithë mund të shohin oxhakun dhe divanet ku Ron pësoi transformimin e tij.

Dhe kini kujdes për derën që të çon në dhomën e sekreteve. Studioja do të hapet në prill dhe nuk do të jetë e vetmja gjë që ofrohet. Kostumet e disa prej magjistarëve më të mëdhenjë slytherin do të jenë në shfaqje. Biletat kushtojnë 47 puandë, ndërsa ato për fëmijë 38 paundë



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *