• |
ide | kryesore

Analiza në DW/ Përmasat e pandemisë, rezultat i politikës me dy fytyra

F1, Planet



Arma më e rëndësishme në luftë kundër Coronës është e vërteta. Këtë e tregon rasti i Kinës, ku virusi u shfaq për herë të parë. Që në fillim të pandemisë, kur shanset për reduktimin e saj ishin shumë të mira, krerët e Partisë Komuniste të Kinës i kërcënuan mjekët. Provat u shkatërruan, faktet u mohuan. Rezultati: një epidemi kombëtare që u kthye në pandemi globale.

Kur qeveritë nuk gëzojnë besim

Po kështu edhe në Iran. Regjimi e gënjen prej dekadash popullin e tij. Kur pas një hezitimi të gjatë e kundër rezistencës së disa mullahëve, regjimi filloi të marrë masat kundër virusit Corona, popullsia nuk i mori aq seriozisht ato. Një konfirmim fatal për proverbin. “Kush gënjen njëherë, atij nuk i besohet më edhe kur thotë të vërtetën.” Pasoja: Më shumë se 2.500 raste të vdekurish – zyrtarisht. Por askush nuk i beson kësaj shifre.

Në SHBA, ku qeveria ngre lart “faktet alternative” u mohua fillimisht kërcënimi nga virusi, pastaj ai u minimizua. Kur pasojat e pandemisë u bënë të painjorueshme më, presidentit Donald Trump iu desh të merrte masa. Por nuk le asnjë rast t’i ikë, pa ua bërë të qartë amerikanëve, se ai e vë ekonominë mbi njerëzit. Pasoja: Më shumë raste infektimesh se në çdo vend tjetër të botës.

Virus nuk e çan kokën për politikën. Retorika dhe frazat boshe nuk i bëjnë atij përshtypje. Ato që vlejnë të merren në konsideratë janë vetëm faktet. Ky virus mund të mposhtet vetëm me logjikë shkencore dhe sens mase.

Populistët e djathtë nuk kanë se ç’të ofrojnë

Fakti se politikanët në Europë dhe Gjermani konsultohen vetëm nga ekspertët në këtë krizë dhe vlerësimet e tyre merren në konsideratë në vendimet e politikës, është një shenjë e mirë. Janë lënë pas muajt e vitet e fundit, ku populistët e djathtë, AfD në Gjermani, Viktor Orban në Hungari, Matteo Salvini në Itali-për të përmendur vetëm disa, -e kishin vënë përpara politikën. Gjendja aktuale e bën të qartë: Kur puna bëhet kritike ata nuk kanë se ç’të kontribuojnë.
Pandemia tregon, se politika që injoron faktet e merret me propagandë, paguan për këtë çmim të lartë.

Jo vetëm në Europë, por në të gjithë botën. Shumë vetë e paguajnë këtë me jetë. Kur virusi të jetë mundur pas disa muajsh, dhe me ndihmën e shkencës kësaj do t’ia dalim, atëherë të shpresojmë që do të mbesë mësimi – se e vetëm e vërteta duhet marrë në konsideratë. Sidomos në politikë. /Nga Rodion Ebbighausen, DW



1 Comment

  1. koha te logjikojm ,cfar duam dhe ,cfar po mendojm, cfar po veprojm ,dhe e sigurt,cfar na pret thotë:

    ,te gjith banoret e tokes deshirat I kan te mella ,sepse njerit po ti japim token me pasurit e saj nuk ngopet,,sepse keshtu zoti na krijoj te dobet paditur por me ego te malle per pushtet dhe para ,kjo eshte njera ane,dhe ana tjeter ,dergoj ullzimin hyjnore ,duke qartesuar qellimin e krijimit allurimin e tije dhe jeten sprove mes te mires dhe te keqes ku pasuesit e veprave te keqia I ndeshkon ne dy botet dhe te mirave shperblen ,cdo krijes e krijoj te funksionojne ne ekujliber vetem me rregull mas drejtesi hakpasi na I qartesoj gjitha na la te gjellim dhe sipas zgjelljes ne do marrim ndeshkim ose shperblim ,ne fakt te gjith kemi nje natyralitet si krijim funksion logjika ,dhe ullezues ,te gjith e duam te drejtat tona dhe nuk pranojme padrejtesin ,por habitem se si duke ditur dhe dashur te miren vetes,sejili dhe te gjith ne pergjithesi si rac njerzore,po veprojme kunder deshirave tona ,ne ate pik qe nuk e deshiron asnjeri ti ndolle ,vetvrasje vetshkatrrim vetshdukje,,ketu ka dicka te malle per te gjith qe duhet kuptuar,analizuar ,vlersuar dhe pranuar ,te shohim veten perball rruges se drejte ullzimit zotit dhe karrshi njeritjetrit te reflektojme vetem si thot I malli zot vetem keshtu nuk projektojm armikun vetem keshtu kthejm urrejtjen ne dashuri luften ne paqe problemet ne zgjillje dhe pesimizmin ne optimizem gjalleri shpres

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *