• |
ide | kryesore

Asnjë futbollist si Cristiano Ronaldo: miliarderi i tretë i sportit

Sport



Juventus ishte klubi i parë i Serie A që vendosi shkurtimin e 30% të pagave të futbollistëve të tij për muajt mars, prill, maj e qershor, por pavarësisht kësaj Cristiano Ronaldo është pranë rekordit të tij të ri, të panumërt në karrierën e tij të jashtëzakonshme: ashtu si bën të ditur The Sun, CR7 këtë vit do të bëhet sportisti i tretë në aktivitet në botë që ka fituar një miliard dollarë gjatë karrierës së tij.

Përpara portugezit të Juventus, vetëm dy sportistë deri tani kishin arritur të preknin këtë kufi të cmendur, duke kaluar miliardin, Tiger Woods e Floyd Mayweather, por shumë shpejt në këtë podium do të futet të bëjë pjesë edhe 5 herë Topi i Artë. Një arritje e cmendur që natyrisht ish-sulmuesi i Real Madrid nuk do ta arrijë vetëm falë futbollit, por mbi të gjitha i ndihmuar fuqishëm nga imazhi i tij sportiv më i “kommercializuari” në botë e kontratat faraonike të firmosura me sponsor të ndryshëm, një mbi të gjitha, ai kundër Nike.

Vetëm në 2019, Ronaldo ka fituar rreth 100 milionë euro, të ardhura që kanë qenë të dyta vetëm pas atyre të rivalite të përjetshëm të portugezit, Lionel Messi, që në sezonin e kaluar ka përfituar 116. Shumë, por megjithatë ende nuk e bëjnë të kalojë barrierën e një milliard dollarëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *