• |
ide | kryesore

“CR7 i urryer në Argjentinë”: Dybala tregon mendimin për portugezin në tempullin e Messi

Sport



Frika për infektimin me Covid 19 ka kaluar tashmë. Paulo Dybala po e merr veten pas ditëve të vështira e pasi ka rëfyer eksperiencën e tij në një intervistë për AFA Play, sulmuesi i Juventus ka folur për raportin e tij me Cristiano Ronaldo në skuadër: “Më ka befasuar pozitivisht në nivel personal, nuk e njihja më parë. Eshtë një djalë i shkëlqyer, i shoqërueshëm brenda e jashtë dhomave të zhveshjes”.

Sulmuesi argjentinas ka zbuluar se ndjesitë e para kur u kuptua ardhja e CR7 tek bardhezinjtë: “Asnjë nga ne nuk e njihte personalisht – shpjegoi Dybala -. Para ardhjes së tij patëm shumë diskutime për eleminimin në Champions nga Real, me kartonin e kuq të Buffon. Por gjetëm një djalë të shkëlqyer, miqësor me të gjithë e përherë të disponueshëm. Nuk ndodh shpesh me lojtarë të këtij niveli”.

Dybala ka rrëfyer për AFA Play edhe një prapaskenë mes tij dhe CR7: “Gjatë një udhëtimi po flisja me të dhe i thashë ‘E di, jam i sinqertë, në Argjentinë të urrejnë, për mënyrën tënde të sjellurit, për mënyrën si ecën, por ti më ke surprizuar vërtetë sepse kam njohur një njeri tjetër’. E ai, duke qeshur, mu përgjigj ‘E di që është kështu, por jam mësuar të marr kritika të tilla. Por unë jam si jam'”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *