• |
ide | kryesore

FOTO+VIDEO/ Dimër i dytë në juglindje dhe veri, dëbora arrin deri në 20 cm

Lajme, Të fundit



Vendi ynë është zgjuar ditën e sotme mes reshjeve të dëborës. Në disa qytete trashësia ka arritur deri në 5 cm ndërsa në zonat malore ka shkuar deri në 20 cm. Foto lart vjen nga Kukësi ku reshjet e dëborës bien që prej mëngjesit.

Kukës

Rruga e Kombit, aktualisht është e mbushur nga dëbora, por aty ndodhen mjetet dhe borëpastrueset që po mbajnë situatën nën kontroll duke hedhur kripë.

Kukës

Probleme ka gjithashtu edhe në me furnizimin e energjisë elektrike. Njësitë Administrative Ujmisht, Bushtrice, Gryke Çaje nuk ka energji elektrike, ndërsa grupet e OSHEE-së janë në terren për të bërë të mundur kthimin e situatës në normalitet.

Reshje raportohen në të gjithë juglindjen, por rrugët janë të qarkullueshme. Dimri i dytë ka zbritur edhe në Peshkopi dhe Mirditë.

Peshkopia

Reshjet janë shtrirë deri në juglindje. Në Pogradec po bien reshje dëbore që prej mëngjesit. I gjithë qarku i Korçës raporton reshje dëbore, po deri tani nuk ka probleme në qarkullim. ©LAPSI.al  

Pogradeci

 



2 Comments

  1. te gjith na braktisen vetem njeri nese ne nuk e braktisim ate ky eshte zoti botnave,krijuesi gjithesise,,tani eshte per tu shqetsuar si popull ,ne lillje me te mbjellat sigurimit te bukes per mbijetes ,I ftoj bujqit te mbjellin me shum drithera,dhe mbeshtetuni me shum te mallit zot,pas kesaj semundje ,asgje nuk do jene si me pare,mbasi ku futet padrejtesia ,shkatrron burimet e zgjilljeve ,dhe ekzistences son ,ajo qe na mbetet eshte sejcili te mendojne per mbijetesen e familjes vet me krahet e vet,duke mos pritur asgje nga askush,por qe te jesh krenar I lumtur dhe I qet duhet jetesen ta ndertosh perms besimit vlerave ,me drejtesi hak rregull mas ket duhet ta kuptojme dhe ndjekim te gjith te largohemi nga padrejtesia te refuzojm padrejtesin te ndihmojm njeri tjetrin dhe krijojm unitet mendimi veprimi ne vetmbrojtje dhe dobin e perbashket,,si individ familje fise dhe shoqeri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *