• |
ide | kryesore

Fushë neutrale dhe dyer të mbyllura: ja si do mbyllet Serie A

Sport



Nëse pozicionet e klubeve për të rifilluar apo jo kampionatin po kristalizohen gradualisht, drejtuesit e futbollit italian vazhdojnë të studiojnë mënyrën për të përfunduar Serie A për të mos u përballur me dëme edhe më të mëdha ekonomike, të dorëzojnë titullin e të mos u duhet të kenë 22 skuadra vitin e ardhshëm të detyruar të bllokojnë rëniet nga kategoria.

Të gjithë variantet janë në lojë, përfshirë atë që siguron uljen e grilave përfundimisht, por qëllimi është mbyllja e sezonit dhe, për ta bërë këtë, Corriere dello Sport hipotezon dyert e mbyllura (në realitet është më shumë se një hipotezë: vështirë që Qeveria, edhe nëse emergjenca koronavirus duket afër një kthesë pozitive, do të lejojë ngjarje sportive me dyer të hapura para sezonit të ri) dhe zgjidhjen e fushës asnjanëse.

Në këtë këndvështrim skuadrat e rajoneve në të cilat infektimi nuk do të jetë ende i kontrolluar, mund të transferohen në zona të Italisë më të sigurta për të luajtur ndeshjet respektive. Për shkak të dyerve të mbyllura tifozët nuk do të ishin të rrezikuar ashtu sikurse edhe lojtarët e stafi do të ishin më të mbrojtur nga infektimi i mundshëm.

Duke menduar një nisje të mundshme të kampionatit në fund të majit, Serie A 2019/20 mund të mbyllet në dy muaj, praktikisht në mesin e korrikut. Do të mbetej kapitulli i Kupave Europiane, me të cilat do të merret Uefa në takimin e parashikuar në orët e ardhshme bashkë me 55 federatat europiane.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *