• |
ide | kryesore

Kokainë, heroinë dhe para/ Kapet organizatori, shpërndarësi dhe femra që i ndihmonte

Lajme, Të fundit



Policia e Durrësit njoftoi mëngjesin e sotëm se specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë, finalizuan operacionin policor të koduar “HIGH QUALITY”, të ndjekur me metoda proaktive. Operacioni goditi një grup që merrej me organizimin dhe shpërndarjen e drogave të forta si heroinë e kokainë.

U vunë në pranga E. Ç., 28 vjeç, banues në lagjen nr. 6 Durrës, i dënuar më parë për çështje droge dhe që konsiderohet si organizatori i kësaj veprimtarie kriminale dhe poseduesi i lëndës narkotike. Në pranga u vu edhe F. K., 20 vjeç, shpërndarësi i drogës si dhe një vajzë me iniciale M.M., 20 vjeçe, banuese në lagjen nr. 18, Durrës, bashkëpunëtore e shpërndarësit të lëndës narkotike.

Sipas policisë E. Ç. siguronte lëndën narkotike të cilësisë së lartë, heroinë e kokainë dhe për ta shpërndarë përdorte shtetasin F. K., i cili ndihmohej nga shtetasja M. M. Lëndën narkotike, F. K. e shiste në qytetin e Durrësit, me doza që varionin nga 40 deri në 100 euro një dozë. Gjatë operacionit shtetasi F. K. u kap me 11 doza heroinë dhe 5 doza kokainë, të cilët i kishte gati për shitje.

Nga kontrolli fizik dhe kontrolli i banesave të këtyre shtetasve u sekuestrua 244 gram heroinë dhe 11 doza; 239 gram kokainë dhe 5 doza si dhe 2 peshore elektronike. U gjet edhe një shumë prej 5 milion lekësh të vjetra, e përfituar nga shitja e drogës. Policia i sekuestroi edhe biçikletën 20-vjeçarit që e shpërndante drogën. ©lapsi.AL



1 Comment

  1. Shpellkaret e salihut te grupit eduart halimi,kujtuan se ne kete kohe virusi ne po bem lek,ky grup drogaxhinj u arrestuan,dil o gazi gei dhe mbroje kete grup mafioz

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *