• |
ide | kryesore

Koronavirusi, Kina i dhuron Shqipërisë kite testuese

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ditën e djeshme ka ardhur në vendin tonë një sasi kitesh testuese të dhuruar nga Fondacioni “Mammoth” dhe të zhvilluar nga kompania kineze BGI.

Ardhja e këtyre kiteve është bërë e mundur me koordinimin e Ambasadës së Republikës Popullore të Kinës në Republikën e Shqipërisë.

Këto janë materialet e para mjekësore që Kina i dhuron Shqipërisë në kuadër të luftës kundër pandemisë COVID-19.

Testimi në kohë të virusit do të luajë një rol të rëndësishëm në luftën e Shqipërisë kundër pandemisë.

Bëhet me dije nga ambasada kineze se qeveria dhe populli kinez po ndjekin vazhdimisht këtë luftë të popullit shqiptar, si gjithmonë do të qëndrojnë pranë tij dhe t’i japin ndihma brenda mundësive të saj. Jemi bindur që Shqipëria do to kapërcejë vështirësitë dhe të fitojë këtë luftë.



5 Comments

  1. Kina po ndihmon Shqiperine….!!!???Boten,,,!!!???
    Krimineli kthehet vendin e krimit…
    Mashtruesit Kinez,hajdutet me te famshem te teknollogjise,qe njeh njerzimi deri tashti,e krijuan virusin SARS-2,COVID-19(perpunuan SARS-1),duke e pershtat ne aftesite e tija infektuese.Ato e kishin,dhe e kan gati, antiviruesin,vaksinen.Kan fillu me ba show me testimet antivirus,te cilat i kan pas gati ne laboratore e tyre.
    Njerezimi, Bota duhet ndergjegjsu se sistemi komunist asht ma i “PERPARUARI”.
    Filozofia Kineze:”Ne se nuk mund te hakmerresh ndaj armikut,rri’ anes lumit sepse nji dite rrjedha do sjelle kufomen e tij”.
    Recensioni ekonomik qe po afron,ne mbare Boten, asht “kufoma” qe pret P P K -ja.
    Kompanite farmaceutike Kineze,te udhezuara nga qeveria e tyre, i njohin mire hapat qe duhen ndjekur.Ata jan ne start per t’a shumfishu vaksinen,vetem presin sinjalin.
    Prodhimet false MADE IN CHINA,do te vershojne neper mbare globin,perfshire edhe vaksinen.

  2. Kujdes hapni syte ndaj ketyre kiteve testuese, nder te tjera ato jane grumbulluese te ADN qe eshte shume shume e vlefshme per kompanite e specializuara, qe cfare nuk mund te bejne me to dhe qe mund t’i perdoren per qellime te demshme ndaj ketyre njerezve.

    Nje shembull eshte kur forcat policore futen tek ky data-base dhe qellimisht keq-perdorin ADN e nje personi thjesht i dyshuar, tjeter eshte kur nje person diskriminohet nga ADN prej kompanive te tjera asikuracioni, mjeksore, etj, apo kur kjo data-base fillon e nderron duar, shitet nga nje kompani te tjetra, etj, etj.

    Keshtu duke zbuluar virusin, i bejme dem vetes ne te ardhmen me pasoja te largeta e te shumefishta.

  3. disa shtete Jan anku se keto ndihma kineze Jane difektose si spanja etc e thuhet qe turqia I refuzoi keto ndihma

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *