• |
ide | kryesore

Kreu i diplomacisë së BE: I lumtur që Kosova hoqi taksën

Lajme, Të fundit



Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borell, është shprehur i lumtur për heqjen e tarifës 100% të mallrave që vijnë nga Serbia dhe Bosnia dhe Hercegovina. Në një status në rrjetet sociale, Borrel shkruan se ky është një veprim i rëndësishëm.

“Ndihem i lumtur kur shoh vendimin për heqjen e plotë të tarifës nga qeveria e Kosovës për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnia dhe Hercegovina. Ky është një vendim shumë i rëndësishëm. Bashkëpunimi rajonal është thelbësor dhe mirëmbajtja e fluksit të mallrave, veçanërisht në kohën e krizës Covid-19”, shkroi Borrell.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se Qeveria e Kosovës ka vendosur ta heqë përkohësisht taksën 100% të vendosur për mallrat e që importohen nga Serbia dhe Bosnia e Hercegovina. Në një deklaratë për mediat, Kurti u shpreh se ky vendim është marrë për të parë reagimin e Serbisë kundrejt njohjes së Kosovës si shtet dhe do të vihet në zbatim duke filluar nga data 15 mars. Sipas Kurtit, kjo gjë do të zgjasë për një periudhë 90 ditore, deri më 15 qershor dhe nëse Serbia nuk ka reflektuar për marrëveshje me Kosovën, taksa do të rivendoset.



2 Comments

  1. O-kerrme-qenke i lumtur ti qe Kosova hoqi taksen ndaj Serbise.Po aq i lumtur je ti o ndyresire qe Serbia nuk e njeh Kosoven.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *