• |
ide | kryesore

Kurti takon Thaçin: Jo një qeveri të re, vendi duhet të shkojë në zgjedhje

Lajme, Të fundit



Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti takoi mëngjesin e sotem Presidentin e vendit Hashim Thaçi. Pas takimit të zhvilluar në presidencë, Kurti tha për mediat se kanë biseduar fillimisht për situatën pas përhapjes së koronavirusit në vend. Kreu i VV thotë se pyetjes së Presidentit për krijimin e një qeverie të re, i është përgjigjur negativisht duke deklaruar se së bashku mund të bisedonin vetëm për zgjedhje të reja.

“Pyetjeve dhe përpjekjeve të presidentit që ne të flasim për mundësinë për një qeveri të re, për kandidatura të reja u jemi përgjigjur me qëndrimin tonë për të cilin jemi të bindur që është jo vetëm i drejtë por edhe i vetmi në bazë të Kushtetutës. Nuk mund të kapërcejnë diku tjetër duke mohuar nenin 82 pika 2 të Kushtetutës, që thotë se pas një mocioni të mosbesimit ajo çfarë ngelet është të shkohet në zgjedhje të reja. Të bindur se Kushtetuta nuk krijon mundësinë në kontekstin aktual politik që ne të kemi një qeveri të re, pa zgjedhje të reja”, – tha Kurti.

Ai ka shtuar se edhe presidenti është zotuar që të veprojë sipas Kushtetutës.

“Presidenti u zotua se do ta respektojë kushtetutën. Të gjithë e dimë cilat janë praktikat e mëhershme edhe në vitin 2010 edhe në vitin 2017 me mocion ka rënë qeveria dhe më pas është shpërndarë Kuvendi dhe janë shpallur zgjedhjet. Ne e theksuam këtë qëndrim tonin. Presidenti nuk duhej të merrej me emra njerëzish e partish, por, me data për zgjedhjet e reja në kalendarin e këtij viti. E dimë që ndodhemi në betejën intensive kundër koronavirusit dhe mbase kjo do të mund ta shtyjë ca datën e zgjedhjeve mirëpo, kushtetuta besojmë që nuk krijojnë mundësi apo alternativa tjera”, – ka thënë Kurti. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. Kam degjuar disa specialist te kushtetushmerise ne televizionet e Kosoves. Asnjeri prej tyre nuk me bindi qe jane njohes te mire te kushtetutes. Argumentat e tyre te ndryshme ne interpretimin e kushtetutes se koseves per kete rast le shume per te deshiruar. Gjithashtu eshte mjaft e dobet saktesia e perdorimit te fjaleve te shqipes ne raport me fjaline gje qe do te permblidhte mendimin. Te interpretosh kushtetuten duhet ti njohesh mire ligjet dhe e domosdoshme ta pershkruash me fjaline e duhur. Sa per analistet e gazetaret qe mondohen ta analizojne kushtetuten sipas oreksit te çastit do ti rekomandoja fjalet e e famshme te Konices: ” O Zot ma mbaj gojen kur skam gje per te thene”

  2. Eshte e qarte se vetem zgjedhjet dhe nje vetdije qytetare per te mos e fragmentarizuar voten
    aq shume sa te bejne te pamundur nje qeverisje stabile dhe per tu dhene me shume besim
    forcave progresive e te pakorruptuara,mund ta nzjerrin Kosoven nga ky ngerc politik ku eshte
    futur. Per fat Kosova ka nje tradite shume pozitive ne organizimin e zgjedhjeve te lira , te
    ndershme e te pakontestuara ndryshe nga ketej kufirit ku vjedhja e blerja e votes
    shantazhimi i votuesve,perdorimi i policise dhe i administrates,manipulimi i rezultateve kane
    qene tipari themelor i zgjedhjeve duke deformuar vullnetin e zdhedhesve.
    .Dikur partia thoshte se pushteti fitohet nga gryka e pushkes dhe mbrohet nga gryka e topit,
    ndersa sot mund te themi pa asnje dyshim se pushteti tek ne ne Shqiperi fitohet nga vjedhja
    e blerja e votes dhe mbahet nha vjedhja e taksapaguesve dhe e resurseve te vendit dhe nga
    blerja e medias, opozites dhe ambasadoreve e disa zyrtareve te tjere nderkombetare.

  3. YMER GELBAZA KELLIRA NJE BYTHLEPIRES DHE ZEDHENES I HALIL RAHMON MATOSHIT

  4. Po i krijua maxhorance e re ne kuvend,nuk ka pse shkohet ne zgjedhje,kosto kot per qytetaret ne kohe te korones,por albini do ta shtyje kohen kur ai tashme eshte i shkarkuar,ka te tjere me te zot se albini,perpara i bente karshillik thacit tani i shkoje me vrap e koken poshte skuthi islamik albin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *