• |
ide | kryesore

Lajm i mirë nga Kina/ Testohet te njerëzit vaksina ndaj koronavirusit

Lajme, Të fundit



Në një kohë kur thuajse të gjitha vendet e botës po përballen me COVID-19, duket se një lajm plot shpresa vjen nga Kina. Pikërisht lajmi i mirë vjen nga Wuhani, vendi ku ka origjinën dhe ky virus vdekjeprurës, ndërsa shkencëtarët pasi kanë testuar vaksinën tek njerëzit kanë shpresë se janë në rrugë të mbarë.

Bëhet e ditur se studiuesit kanë nisur të martën prova klinike të vaksinës së parë të zbuluar kundër koronavirusit në Kinë, e cila u testua tek 108 persona. Këta persona që marrin pjesë në këtë studim kalojnë një periudhë karantine, ku raportojnë çdo detaj mbi gjendjen e tyre shëndetësore tek studiuesit shkencor. Ndërkohë, mediat kineze raportojnë se do të duhet të paktën 1 muaj për të parë nëse do të jetë efektive kjo vaksinë apo jo.

Chen Wei, studiuesi që udhëhoqi kërkimet për vaksinën thekson se: “Nëse funksionon, do t’i japim fund pandemisë. Nëse rezultatet fillestare tregojnë se vaksina është e sigurt dhe pandemia vazhdon të përhapet, përmes bashkëpunimit ndërkombëtar, ne do ta testojmë jashtë vendit përpara vjeshtës”. Ndërkohë, shteteve europiane u duhet të presin nëse ky rezultat është efektiv për Kinën, dhe më pas ajo do të testohet në Itali dhe në Spanjë./ BW



5 Comments

  1. Kina tregoi ne rastin e kesaj epidemie se eshte nje shtet i i afte, ndersa Evropa e Amerika kane se ç’te mesojne nga kina

  2. Kina ka me shume se dy jave qe ka filluar testimin e vaksines per 108 banore te Wuhan. Vullnetaret jane te moshes nga 18-65 vjec. Eshte lajm i dhene nga Rai… Por te mos harrojme se Kina ishte e para qe e perballoi pandemine sepse aty u krijua koronavirusi. Perballimi nga ana e Kines qe po trajtohet si sukses percaktohet nga shifrat zyrtare qe nuk dihet se sa jane te verteta. Flitet se numri i te vdekurve eshte shume here me i madh se ai zyrtar (mbi 42.000). Kina eshte fajtore qe fshehu te dhenat qe vinin nga mjeket vendas dhe i kercenoi ata. Fakti i mbajtjes se fshehte te epidemise qe shpertheu ne Wuhan, fakti se pikerisht ne Wuhan ka nje laborator BSL4, shto ketu edhe faktin se ka avancuar shume me vaksinen, te bejne te dyshosh se teorite konspiratore qe qarkullojne kane nje baze

  3. Të gjitha vaksinat për epidemitë virale , kohën e zbulimit e aplikimit të tyre masiv e kanë pasur jo më parë se një vit e gjysëm. Nëse kinezët e paskan “gjetur” vaksinën e Covidit, mbrenda 4 muajve, kjp forcon dyshimin se ata sëbashku me sajimin laboratorik të stamës së këtij virusi, kanë pasur edhe “antidotin”, vaksinën si mjet shpëtimi.
    Megjithate nuk i besoj këtij lajmi konspirativ, pasi ndonëse Kina ka një popullsi shumë të madhe me një miliard e treqind milion banorë, si regjim diktatorial mbase edhe mund të mos ta ketë problem humbjen e jetës të disa dhjetra mijë kinetëve, ama me këtë pandemi ka humbur mijra miliarda euro të buxhetit të saj gjigand nga humbja e tregjeve, e shitja e këtyre vaksinave , e shumta mund tju sillte disa qindra miliona

  4. Mire qe KIna na ndihmoi, por kur te vihen ne funksion si do behen testet, falas apo si privat. Dihet qe ne cdo e ardhur falas nga shtetet e tjera eshte abuzuar nga pushtetaret, andaj eshte frika, sepse i ha tregu, me shpejt se nevoja mjeksore. Me gjithate te shohim se si do vene punet e ndihmave edhe me fondet e termetit, sepse der me sot kjo qeveri e ka patur grepin e vjedhjes te pa parashikuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *